• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shoqata “Koret” nga Tuzi organizoi konventën e XXIX të Federatë ndërkombëtare të qyteteve Karnavale

26 Maj, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën në mbrëmje, më 25 maj, në Tuz u zhvillua një aktivitet i paparë më parë ndonjëherë në këtë vend. As që mund të paramendonim si do të përjetojmë që Tuzi të jet nikoqir i përfaqësuesve të aq shumë vendve dhe qyteteve, siç ndodhi këtë radhë.
Ishin këtu njerëz nga 23 vende botërore, apo afro 60 qytete të botës, të cilët po marrin pjes në konventën e XXIX të Federatë ndërkombëtare të qyteteve Karnavale, e cila po mbahet në Mal të Zi, prej datës 23 deri më 31 maj.

Në kuadër të saj Shoqata “Koret” nga Tuzi, organizoi një Karnaval, në të cilin morën pjesë tetë grupe të Koreve dhe dy grupe nga Karnevali i Budvës.

Tuzin e kishin mbuluar flamuj të 23 vendeve botërore, të cilët defiluan nëpër qendër të Tuzit. Kishin ardhur këtu edhe përfaqësues të shumtë jetës politike, publike e kulturore nga Mali i Zi dhe më gjërë, pastaj përfaqësues të korit diplomatik si dhe numër aq i madh i qyteteraëve nga Malësia dhe më gjërë.
Ishte kënaqësi të shohësh defilimin e përfaqësuesve të 23 vendeve botërore, të cilëve u printe flamuri i delegacionit nga Shqipëria, të cilët poashtu ishin të pranishëm në këtë manifestim.
Përfaqësuesit më të lartë të Federatës ndërkombëtare të qyteteve Karnavale, të udhëhequr nga presidenti Henri Van Der Kron, falënderuan shqoatën e “Koreve” në organizimin aq të mirë të këtij manifestimi si dhe për sukseset e arritura deri më tani, në ruajtjen e kësaj trashigimie kulturore të këtij popullit.

Para mbajtjes së Karnevalit, në QKI “Malësia” në Tuz, u zhvillua pranimi solemn i pjesëmarrësve të kësaj Konvente. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i kësaj Shoqate Nrekë Camaj, ndërkaq presidenti i FECC Henri Van De Kron, i ndau disa medalje për merita të veçanta në realizimin e Koreve, disa pjesëtarëve të kësaj Shoqate. Njëkohësisht përfaqësuesit e kësaj shoqate, falënderuan të gjithë ata të cilët e ndihmuan realizimin e programeve nga viti në vit, në veçanti njerëzit tonë nga SHBA, të cilët asnjëherë nuk u kurrsyen të ndihmojnë punën e Shoqatës së Koreve.
Që realizimi i këtij manifestimi vërtet të jet në nivel, për një prezantim sa më dinjitoz të Malësisë para përfaqësuesve të shumtë ndërkombëtar, Shoqata e Koreve, kishte sjellur në Tuz binën profesionale, tribunën me 300 ulëse për mysafirët e lartë, përkthyesen Roza Junçaj, pastaj udhëheqësin e programit të kësaj mbrëmjeje, Gjokë Dukaj, nënkryetar Federatës së Qyteteve Karnevale..

Ishte vërtet, siç vlerësoi edhe z. Presidenti i FECC, Henri Van der Kron, në fjalën e tij përshëndetëse, një mbrëmje madhështore, edhe sikur të ndodhte në ndonjë qytet të madh botërorë.
Me të përfunduarë të programit, për mysafirët e lartë u shtrua një darjkë në restorantin Niagara, në brigjet e bukura të lumit Cem.

Sponsor kryesor të këtij manifestimi ishin Sekretariati për kulturë dhe sport i Podgoricës si dhe Organizata Turistike e Podgoricës.

Poashtu në këtë mbrëmje mbas defilimit të karnevaleve nëpër qëndër të Tuzit, në Night-Club-in ECLIPSE u organizua një mbrëmje argetuese për të rinjët e quajtur “MASKEMBAL PARTY” ku të rinjët e Malësisë patën rastin të argëtohën nën tingujt e DJ nga Tirana Viki Le Roi dhe Lee Voltaje.
Antarët tanë edhe kësaj herë ishin prezent dhe përgaditën disa fotografi për ju vizitor të nderuar.

FOTOGRAFITË – KOMENTOJE

Previous Post

Serbi, video shokuese, qendra e drejtuar nga Kisha dhunon përdoruesit e drogës

Next Post

Serbia, ose ferri nuk ka emër tjetër

Next Post

Serbia, ose ferri nuk ka emër tjetër

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org