• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Klubi i karatesë Ulqini i pari në renditjen e përgjithshme në turneun internacional të karatesë Seiken 2009

2 Maj, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën, më 26 prill 2009 në Podgoricë u mbajt Turneu i 2-të internacional i karatesë “Seiken 2009”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” arriti një sukses të shkëlqyeshëm, duke marrë të tre titujt më të lartë të garës. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit i pari në renditjen e përgjithshme dhe u shpall klubi më i mirë i turneut, ndërsa dy garuesit e KK “Ulqini” u shpallën garuesit më të mirë të garës: Blerta Tahiri, e cila u kurorëzua me 3 medalje të arta dhe 2 të argjendta dhe Dardan Ceka, i cili fitoi 5 medalje të arta.
Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 114 medalje: 43 medalje të arta, 37 të argjendta, 34 të bronzta dhe 3 kupa – për vendin e parë në plasmanin gjeneral dhe për garuesin dhe garuesen më të mirë.
Në këtë turne, në të cilin morën pjesë 22 klube me mbi 500 garues, KK “Ulqini” u paraqit me 65 garues duke i përfshirë të gjitha gjeneratat. KK “Ulqini” ishte dukshëm më i suksesshëm se sa klubet e tjera pjesëmarrëse. Ai arriti të fitojë 266 pikë dhe me këtë i takoi vendi i parë në plasman gjeneral. Vendi i dytë i takoi KK “Ris” nga Plevla, i cili fitoi 154 pikë, ndërsa në vend të tretë u rendit KK “Onogosht” i Nikshiqit, i cili grumbulloi 138 pikë.

Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë Turne me medalje të arta u shpërblyen këta garues: Dardan Ceka – pesë medalje të arta, Viktor Curoviq – katër të arta, me nga tri të arta u kurorëzuan Blerta Tahiri, Seida Suma dhe Radica Dashiq, me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Dorian Veliq, Mehmet Gjeka, Liridon Elezi dhe Lumdita Paleviq, ndërsa nga një të artë fituan Petar Barlloviq, Ronald Jacoviq, Gabriel Bytyçi, Diellëza Rama, Jehona Musliq, Albion Duraku, Gentian Kaleziq, Ensar Marshiq, Katarina Marnikoviq, Xheneta Gjeka, Jeton Luka, Lulzim Suma, Angjella Marnikoviq, Ramazan Gjeka, Gentiana Kuqi, Petar Maroviq dhe Blerim Sukaliq.
Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Aleksandar Jevriq, Adnan Kuqi, David Simoni, Bledar Seferi, Enis Rexha, Blendar Kabashi, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Shpëtim Gjeka, Izabela Ivanoviq, Andrea Llukiq, Nderim Cuca, Admir Luka, Edmond Aliq, Granit Rexha, Diamant Rexha, Gabriella Junkoviq, Arbenita Çobi, Nermin Suma, Enis Shaba, Teufik Shurdha, Darko Dashiq, Adnan Kurmemi, Ardit Gjeka, Pavle Pecoviq, Xhemale Elezi, Antigona Rama, Ilir Muja, Liridon Tula, Dragolub Dashiq, Sandro Pecoviq dhe Blerim Veliq.

SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”

Previous Post

Diskursi politik – Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe shqiptarët

Next Post

Kush do ta ringjallë “Diellin” ? – Pjetër Jaku

Next Post

Kush do ta ringjallë “Diellin” ? - Pjetër Jaku

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org