• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mehmet Bardhi, përfaqësues i Listës Shqiptare, hyri në Parlamentin e Malit të Zi nëpër derë të madhe të ndershmërisë, rregullsisë , e jo të turpit

1 Prill, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithë presionet e shumta e të ndryshme kundraligjore, kundra etikës demokratike, madje në mjaft raste edhe asaj njerëzore, nga jashtë e nga brenda, parregullsive dhe veprimeve të kryera në terren, të cilat do t’i faktojmë, e me një pjesë të së cilave e njoftuam dhe Zyrën e OSBE-së në Podgoricë, në kundërshtim me ligjin, e sidomos me Ligjin për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, nga struktura pushtetmbajtëse, që i bënë në mënyrë kontinuitive, para e sidomos në vigjilen e zgjedhjeve, po madje edhe në vetë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve (nga ofertat e premtimeve të ndryshme të rrejshme e primitive e deri te kërcnimet… që do të mbesin pa vendet punës etj, nga shpërndarja e tonelatave të çimentos e dhjetra dhjetra mikserëve me beton, vauçerëve telefonikë, kabllove, zarfëve… etj. etj.), shantazheve e shpifjeve në adresë të subjekteve tona dhe funkcionarëve e individëve të subjeteve të Listës sonë, që si kundërshërbim t’ju rrembejnë e grabisin votën, LISTA SHQIPTARE: LD në MZ dhe ASH hyri në Kuvendin e Malit të Zi nëpër derë të madhe të ndershmërisë, rregullsisë, demokracisë e jo të turpit.

Për këtë, në emër të LISTA SHQIPTARE, dua nga zemra të falënderoj e përshëndes votuesit, përkrahësit e vërtetë, të sinqertë, atdhedashës, të qëndrueshëm e demokratë që më votën e tyre të pastër e të guximshme, mundësuan praninë tonë edhe në këtë legjistlacion në Kuvendin e Malit të Zi. Poashtu përshëndes dhe falënderoj aktivistët e këtyre dy subjekteve politike që dhanë çdo gjë fisnike me gjithë qenjën e tyre në këtë periudhë fushate. Përshëndes të gjithë diasporën e cila ishte në përkrahje të subjekteve shqiptare dhe e cila uroi e dëshiroi suksesin e të gjithë shqiptarëve, pa anshmëri dhe iu them atyre ca individëve militantë e të papërmbajtur në mllefin e armiqësinë kundër nesh, se ashtu nuk arrihet në cakun e kthijelltësisë kombëtare e as demokratike.

Të nderuar qytetarë, poasçërisht ju votues të LISTA SHQIPTARE, ju japim fjalën se në asnjë çast nuk do t’ju zhënjejmë, ashtu si nuk ju zhgënjyem as deri tash. Do të jemi përfaqësuesit e vërtetë të interesave Tuaja, të programit tonë të qartë konseguent kombëtar e demokratik, për integrim euroatlantike, e jo tregtarë të shpirtrave të shitur .

LISTA SHQIPTARE, do të jetë e hapur e e gatshme, si gjithherë deri sot, për bashkëpunim të sinqertë në programin e interesave kombëtare, prosperitetit dhe integrimeve, në Parlament e jasht tij e më gjerë.

KOMENTOJE

Previous Post

Populli sfidon liderët

Next Post

Zbulohet automjeti por jo edhe trupi i Danielës

Next Post

Zbulohet automjeti por jo edhe trupi i Danielës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org