• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Çka u bë me ndërtimin e përmendores të heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit Skënderbeut

24 Mars, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër faktorët që ndikojnë në kultivimin dhe ruajtjen e identitetit dhe kulturës të një populli janë edhe memorialët dhe përmendoret e heronjve të atij populli, në vendin ku ai popull jeton.
Përmendoret e heronjve dhe personaliteteve që në historinë e një kombi kanë gjurma të rëndësishme, përveç që identifikojnë një komb ato edhe janë simbol/atraksion i qytetit/vendit në të cilin gjinden.
Një kryeqendër shqiptare që nuk posedon edhe asnjë pëllëmbë bronzi; memoriali historik që identifikon shqiptarët është Tuzi, e cila historikisht si pjesë e Grudës dhe kryeqendër e Malësisë gjithmonë ishte tokë autoktone shqiptare.
Për mos ekzistimi i një përmendoreje sigurisht se nuk duhet fajësuar popullata por situata dhe rrethanat që ndoshta nuk e mundësuan realizimin e një gjëje të tillë në të kaluarën.
Por mos të flasim për të kaluarën, koha është të flasim për të sotmen dhe të mendojmë për të ardhmen.
Populli autokton shqiptar në Mal të Zi duhet marr si shembull shqiptarët në Maqedoni të cilët në kryeqytetin e atij shteti ndërtuan përmendoren e babës së Shqipërisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ajo përmendore është treguesi më i mirë i origjinës të asaj toke dhe lidhjes në mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.
Duke qenë se Tuzi dhe Malësia është një kryeqendër tjetër shqiptare jashtë kufijve të shtetit amë, është më së e arsyeshme që të behët shtëpi e përmendores të personalitetit më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptarë gjatë shekujve Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e cila nuk duhet ti pengonte askujt por përkundrazi të përkrahet sepse çdo popull ka të drejtën e ruajtjes të identitetit dhe vlerave kombëtare.

Në prill të vitit 2008 u fol për ndërtimin e përmendores së Gjergj Kastriotit në Tuz dhe ishte formuar këshilli për ndërtim në krye me të nderuarin akademik z. Gjelosh Gjokaj i cili pati deklarua se kishte takuar kryetarin e komunës urbane të Tuzit z. Smajl Çunmulaj dhe këshilltaren për kulturë znj. Xhoana Perkaj ku kishte paraqitur projektin, si dhe së shpejti do të takohej edhe me ministrin e Kulturës, Sportit dhe Mediave, Branisllav Miqunoviq, pastaj me atë të Pakicave, Fuad Nimanin dhe me kryebashkiakun e Podgoricës, Miomir Mugosha për të kërkuar siç deklaroi ai mbështetje dhe sigurim të lokacionit.
Gjokaj në mes tjerash pati deklaruar se problem më të madh paraqet financimi i këtij projekti, se sa edhe sigurimi i lokacionit, i bindur se lokacionin do ta sigurojë, pasi që, siç tha, ai “Skënderbeu nuk duhet t`i pengojë askujt”.
Parashikohej, nëse punët shkojnë mbarë, përmendorja së shpejti do të vendoset në Tuz.

Kaloi një vit pa asnjë lajm nga këshilli për ndërtimin e përmendores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Çfarë u bë me projektin dhe deri ku arriti realizimi i tij është pyetje e sinqertë që i drejtohet këshillit për ndërtim?
Është e arsyeshme që iniciatori i këtij projekti të njoftojë publikun me progresin e punës në këtë drejtim, e që në atë mënyrë të fitohet edhe ndihma e mbështetja e popullit, gjë e cila për një projekt kaq të shenjtë nuk do të mungonte.

Vendosja e përmendores në qytezën e Malësisë do të ishte nderim për burrat tonë Dedë Gjon Lulin, Çun Mulën, Smail Martin e Baca Kurtin të cilët jetën ja kushtuan qëllimit dhe flamurit të Kastriotit por edhe një dhuratë për gjeneratat e ardhshme. / R. Ivezaj /

KOMENTOJE

Fotografia është montim grafik

Previous Post

Për shkak të kandidimit në listën e koalicionit shqiptar Perspektiva Sinishtaj dhe Çunmulaj përjashtohen nga Alternativa Shqiptare

Next Post

Në katundin Nënhelm të Malësisë rruga asfaltohet sipas listës së aktivistëve të DPS-it

Next Post

Në katundin Nënhelm të Malësisë rruga asfaltohet sipas listës së aktivistëve të DPS-it

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org