• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Gëzuar 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të grave dhe të nënave

8 Mars, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë rreth e përqark botës e kanë nga një ditë në vit për ta quajtur të tyren: 8 marsin. Kjo ditë është aq e veçantë sa që gjatë tërë vitit njerëzit e presim me padurim për të diskutuar hapur çështjet e ndërlidhura me gruan. Natyrisht se kjo e ka edhe anën e saj negative – nëse një grua dhunohet më 9 mars, mund të kalojë edhe një vit para se kjo të diskutohet, e edhe kjo madje nëse u kujtohet njerëzve.

Edhe pse kjo festë daton që nga viti 1911 si kremtim i arritjeve politike, ekonomike dhe sociale të grave, duke përkujtuar luftën e tyre për të drejtën për të votuar, pagë të barabartë dhe kushte të sigurta pune, në vitet e fundit politika pas 8 marsit është zbehur në pikëpamjet e saj. Është shndërruar në një ditë lulesh pa ndonjë kuptim simbolik. Apo ndoshta ndonjë dhuratë më të shtrenjtë kështu që gratë mos të kërkojnë asgjë tjetër gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Si mund të jenë gratë të pakënaqura? Këtë ditë ato marrin simbole të vërteta të falënderimit. Për shembull, ProCredit Banka, ka festuar esencën e femërisë duke u dhuruar punëtoreve krem për grim dhe fytyrë. Ndoshta disa nga femrat do të preferonin rritje të pagave të tyre kështu që të kenë pagë të barabartë me meshkujt që punojnë në pozita të njëjta në departamentet e tyre, e të cilët marrin më shumë e punojnë më pak.

Ngjashëm, në vend të luleve disa gra anëtare të Kuvendit ndoshta do të preferonin një ilustrim më afatgjatë të respektimit të drejtave të tyre, siç është të ulen në tavolina ku merren vendimet e vërteta për politikat. Por kjo do të ishte se po kërkojnë shumë.

Gratë tjera duken të jenë plotësisht të kënaqura me lulen e tyre vjetore. Disa gra e konsiderojnë përfaqësimin prej 30 për qind në Kuvend si barazi (edhe pse 50 për qind do të përfaqësonte më mirë paritetin).

Stafi i MALESIA.ORG, ju uron të gjitha nënave, motrave e grave shqiptare, kudo ku ato jetojnë dhe punojnë GEZUAR 8 MARSIN!! Le të mbretërojë paqja, respekti dhe dashuria në zemrat tuaja, larg dhunës e urrejtjes, sa më afër respektit dhe dashurisë e mirnjohjes ndaj jush.

KOMENTOJE

Previous Post

Partitë shqiptare – Lista e kandidatëve për deputet në parlamentin e Malit të Zi

Next Post

Intervistë me Martina Ivezaj, bukuroshën dhe modelën shqiptare nga Malësia me banim në Gjermani – Foto Ekskluzive

Next Post

Intervistë me Martina Ivezaj, bukuroshën dhe modelën shqiptare nga Malësia me banim në Gjermani - Foto Ekskluzive

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org