• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

LD në MZ fton partitë politike shqiptare për bisedime që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalim me një listë të përbashkët

28 Janar, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Menjëherë pasi dje, më 26. 01. 2009, pas një debati të gjerë e të ashpër, Kuvendi i Malit të Zi, me votat e pozitës DPS-SDP-DUA-HGI, aprovoi vendimin për shkurtimin e mandatit me kundërshtim të opozitës, pasi nuk kishte asnjë arsye valide për të bërë këtë, përpos planeve që atyre u janë të njohura dhe shumicën e gishtave, dhe, pasi që sot në orët e hershme të ditës, kryetari Filip Vujanoviq, shpalli zgjedhjet e parakohshme paramentale për datën 29 mars 2009, po sot, në orët e pasditës Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike, nën kryesimin e kryetarit Mehmet Bardhi, mbajti mbledhjen e parë në këtë vit në Tuz. Në këtë mbledhje , pasi u analizuan rrethanat në të cilat u shpallen zgjedhjet, në mes të tjerave Këshilli Drejtues aprovoi edhe këto përfundime, me të cilat po njoftojmë edhe opinionin e gjerë:

1.Megjithëse zgjedhjet e shpallura nuk janë brenda mandatit (2010) as brend afatit të paralajmëruar me marrëveshjen separate POZITË – PzP (nëntor – dhjetor 2009), të arritur para aprovimit të Kushtetutës, për aprovimin e së cilës duheshin 2/3 e votave në Kuvend, Lidhja Demokratike në Mal të Zi është e gatshme dhe do të marrë pjesë në zgjedhje, për çka do të aktivizojë gjithë potencialin e saj.
2.Nisur nga interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve, që jetojnë në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare që të bisedojmë dhe mundësisht të bëjmë marrëveshje dhe të dalim në zgjedhjet e shpallura parlamentare me një listë të përbashkët, për të arritur maksimumin e mundshëm në këto rrethana shoqërore e ligjore në përfaqësimin e denjë e të plotë në Parlamentin e Malit të Zi.
3.Të formojë ekipin për bisedime në mes partive për koalicione…
4.Të formohet Shtabi Qendror Zgjedhor dhe shtabet zgjedhore nëpër degë, dhe
5.Sa më parë, brenda javës, Kryesia e LD-së të sjellë vendimet e nevojshme në lidhje me këto aktivitete.

Mehmet Bardhi, kryetar

KOMENTOJE

Previous Post

Tetënjakë lindin në Kaliforni

Next Post

Apel publik Institucioneve të Kosovës dhe partive shqiptare në Mal të Zi

Next Post

Apel publik Institucioneve të Kosovës dhe partive shqiptare në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org