• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 7 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Klubi i futbollit Deçiq i ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror të kampionatit

27 Janar, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollistët e ekipit të “Deçiq-it” pjesën e parë të stërvitjeve për sezonin pranveror po i kryejnë në fushën e vet. Sipas burimeve të konfirmuara mirë nga kreu i këtij klubi, deri më tani tuzjanëve u janë bashkëngjitur vetëm tre lojtarë, Ramoviq nga ekipi “Jedinstvo”, Rogoshiq “Kom” dhe Mihajlloviq nga një ekip i Polonisë, që dikur ka luajtur edhe për “Petrovcin”. Qëllimi i tuzjanëve është që në këtë sezon të japin maksimumin për të mbetur në Ligën e Parë të Malit të Zi. Ky është synimi kryesor i tyre, pasi që ata sezonin vjeshtor e kanë përfunduar në vendin e fundit të tabelës së kualifikimit.

Tuzjanët, siç është publikuar i kanë filluar stërvitjet për sezonin e ardhshëm të Kampionatit të Malit të Zi. Siç dihet, ekipin e “Deçiq-it” në këtë sezon pranveror e pret një detyrë mjaft e vështirë, nëse ata dëshirojnë të mbesin në shoqërinë e më të mirëve.
Stafi drejtues i këtij klubi ka bërë publike se qëllimi kryesor i tyre është që ata të mbesin në elitën e më të mirëve të futbollit malazias.
Sezonin vjeshtor tuzjanët e kanë mbyllur jo me sukses, pasi që ata gjenden në fundin e tabelës së kualifikimit.
Zyrtarisht “Deçiq-it” i kanë ardhur në ndihmë vetëm tre futbollistë: Ramoviq nga ekipi “Jedinstvo”, Rogoshiq nga “Komi” dhe Mihajlloviq nga një ekip i Polonisë. Mihajlloviq, më parë ka luajtur për ekipin e “Petrovcit”.
Është pëfolur mjaft se tuzjanët përgatitjet do t`i fillojnë edhe me tre futbollistë të tjerë nga Kosova, Faton Tishuka, Adis Saligi dhe Arton Bajra, por kosovarët ende nuk kanë mbërritur në Tuz.
Kreu i ekipit të “Deçiq-it” është optimist se do t`ia arrijë qëllimit që këtë sezon ta fillojnë edhe me disa përforcime të reja dhe kështu ata të jenë edhe më të fuqishëm për këtë kampionat. Po ashtu ata dëshirojnë që në radhët e tyre t`u kthehen edhe dy ish-futbollistët e “Deçiq-it”, Minja Lumoviq dhe Albino Camaj. Stafi i këtij klubi nuk e përjashton mundësinë që për ta të luajë edhe futbollisti i “Otrant-os”, Kasapi.
Albino Camaj ka deklaruar për “Kohën javore” se ka qenë i ftuar nga ekipi i “Deçiq-it për t`iu bashkëngjitur stërvitjeve, por siç u shpreh ai, ende nuk e ka vendosur një gjë të tillë. “Ekzistojnë shanset minimale që unë përsëri të kthehem për të luajtur për “Deçiq-in”, thotë Camaj.
Sido që të jetë, tuzjanët në këtë sezon të ardhshëm futbollistik i pret një detyrë, sa e vështirë, aq edhe e përgjegjshme, pasi që ata nëse dëshirojnë të mbesin në Ligën e Parë të Futbollit malazez patjetër u duhet që të tregojnë edhe angazhim dhe punë më të madhe, si dhe të luftojnë që në këtë sezon sa më tepër të tregojnë lojë cilësore. Kjo është receta kryesore e tyre po deshën të mbesin aty ku edhe janë aktualisht. / Koha Javore /

KOMENTOJE

Previous Post

Të martën janë takuar këshilltarët e koalicionit qeverisës të komunës urbane të Tuzit

Next Post

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli vizitoi Malin e Zi

Next Post

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli vizitoi Malin e Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org