• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, propozon që para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi të unifikohet trungu shqiptar

27 Janar, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë së bashku në zgjedhje

Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi do të mbahen në fund të muajit mars.
Deputeti i ASH në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ka deklaruar për “Kohën javore” se partia së cilës i takon ai, nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, por atij më tepër i intereson që të ketë sa më tepër shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore. Sinishtaj njofton se deri më tani ai nuk ka pasur ndonjë ofertë nga pushteti i Malit të Zi, por shprehet “Me opozitën kemi pasur kontakte jozyrtare”.
“Edhe me opozitën e kemi ndryshuar qëndrimin. Kemi kontakte, por qëndrimet i kemi me rezervë, sidomos ndaj atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet”, thotë deputeti Sinishtaj duke i treguar edhe arsyet. Sipas tij, opozita deri më tani nuk e ka respektuar Marrëveshjen që ka pasur me ASH, kurse në anën tjetër ai akuzon pushtetin aktual për mosrespekimin e Kushtetutës.
Vasel Sinishtaj propozon që para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për të mirën e shqiptarëve, subjektet shqiptare të dalin të bashkuar. Ai këtë e arsyeton, duke u mundësuar LD në MZ, UDSH-së, ASH dhe Forcës se Re Demokratike nga një deputet, kurse mandati i pestë kërkon tzi takojë Plavës dhe Gucisë, apo siç thotë ai “sipas rezultatit të zgjedhjeve, Anës së Malit, ose Malësisë.
Gjithashtu Vaseli propozon që përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, mos ta japin votën për zgjedhjet e parakohshme, derisa Kuvendi të mos miratojë vendimin paraprak, që pesë mandatet tzu takojnë subjekteve nacionale shqiptare, si njësi e posaçme zgjedhore.
Po ashtu Sinishtaj propozon edhe Marrëveshjen për formimin e grupit parlamentar, i cili sipas tij do të vepronte njëzëri, kur janë në pyetje liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Propozimi i këtillë sipas deputetit Sinishtaj do të ishte gjëja më e mirë dhe hapi i parë drejt unifikimit të gjithë trungut shqiptar. / Koha Javore /

KOMENTOJE

Previous Post

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi – UDSH ende nuk ka vendosur se si do të dalë në zgjedhje

Next Post

Të martën janë takuar këshilltarët e koalicionit qeverisës të komunës urbane të Tuzit

Next Post

Të martën janë takuar këshilltarët e koalicionit qeverisës të komunës urbane të Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org