• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 19 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shoqëri e re, por me aktivitete të pasura

7 Janar, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Kulturore-Aritistike “Gruda” shënoi të shtunën në restorantin “Belveder” në Rranxë të Qafës 5-vjetorin e veprimtarisë së vet kulturore. Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe kretët e KU të Tuzit, Smajl-Maliq Çunmulaj dhe Nikollë Camaj, por edhe përfaqësues të SHKA-ve nga Malësia etj. Me këtë rast fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i kësaj Shoqate, Rrok Gjolaj, i cili duke i përshëndetur mysafirët u shpreh:
“Nga themelimi e deri më sot, veprimtaria kulturore-artistike e SHKA “Gruda” është mjaft e bujshme dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e folklorit me këngë dhe valle popullore nga treva jonë, por edhe nga trevat e tjera gjithëshqiptare”.
Shoqata “Gruda” është pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve dhe manifestimeve të tjera kulturore që janë organizuar në Malësi, por edhe jashta saj.
“Jemi pjesëmarrës të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit në Vitojë, por edhe gjetiu. Jemi organizatorë të shënimeve dhe përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare. Shoqëria jonë është edhe mjaft krenare, pasi që ajo themeloi edhe aktivitetin e vet tashmë tradicional, Vera në Cem dhe Logu i Pashkëve”, tregoi kryetari Gjolaj.
Sipas tij, SHKA “Gruda” është edhe e vetmja që në kuadrin e vet po ruan seksionin për karnavale, ku deri më tani ajo ka marrë pjesë 4 herë.
Vlen të përmendet se në kuadër të kësaj shoqate ekziston edhe seksioni shkencor, ku deri më tani “Gruda” ka organizar 3 sesione shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, Frano Bardhit dhe Tringë Smajles.
Në fund Gjolaj falënderoi donatorët e ndryshëm nga vendi dhe diaspora për kontributin e dhënë në realizimin e projketeve të ndryshme të kësaj shoqërie, por njëheri shprehi edhe bindje se SHKA “Gruda” edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitetet e veta, duke ruajtur kështu me fanatizëm trashëgiminë kulturore të kësaj treve.
Ndërkaq, nënkryetari i kësaj shoqate, Kolë Vulaj, ndau edhe fletëlavdërime për kontributin e dhënë në këtë shoqëri. Për të pranishmit në fund u shfaq edhe një dokumentar nga aktivitetet e ndryshme të kësaj shoqërie.
Për të ftuarit ishte përgatitur edhe një darkë solemne, kurse muzika dhe kënga zgjati deri në orët e vona. /kohpress/

KOMENTOJE

Previous Post

Intervistë me Abmasadorin Shiqiptar në Izrael Tonin Gjuraj

Next Post

Tony Blair, mik i madh dhe i përjetëshëm i shiqptarëve

Next Post

Tony Blair, mik i madh dhe i përjetëshëm i shiqptarëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org