• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mërgata shqiptare në Amerikë bën apel për lirimin 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së

29 Dhjetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotit Ban Kin Moon, administratës së Presidentit Bush dhe administratës së re, të Presidentit Obama, senatit dhe kongresit Amerikan, të dënojnë akcionin e policisë serbe, të kërkojnë nga autoritetet e Beogradit lirimin e menjëherëshëm të 10 personave të arrestuar – ish pjesëtarëve të UÇK-së, dhe të sigurohet paqja dhe qetësia në Luginën e Preshevës.

WASHINGTON D.C: Organizatat dhe Shoqata shqiptaro amerikane, bëhet e ditur se kanë dënuar një zëri dje me anë të reagimeve, të ndryshme arrestimin e mbajtjen në burg, dhe aktin e dhunës të ushtruar ndaj 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së, në aksionin e njësiteve speciale të policisë serbe në luginën e Preshevës, gjatë të cilit janë arrestuar 10 ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krerët e Vatrës, KKSHA-së, LDD-së, PLL-së, LDKës, LQSHA,RrGSHA, dënuan me forcën të madhe aktin më të ulët dhe më mizorë të xhandarmarisë serbe në Lugininën e Preshevës, kur të shtunën janë arrestuar 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së, dhe janë keqëtrajtuar, siç tregojnë fotografitë edhe sekunecat filmike që transmetuan në televizionet e huaja.
Këto aksione të montuara dhe të drejtuar nga policë kryekriminel, edhe që më parë kanë bërë shantazh ndaj banorëve shqiptarë të këtyre zonave, me qëllim që t’u kallin tmerrin të gjithë krahinës së Luginës së Preshevës, e cila banohet tërësisht nga shqiptarët autokton, ka skenar të qëllimëshëm. Policia serbe dhe urdhëruesit e këtij fabrikioni, akcioni të montuar politikisht, duhet të përgjigjen deri në pikën e fundit përpara drejtësisë, për aktin që kryen dhe ato çfarë ata kanë bërë deri tani ndaj popullsisë shqiptare.
Më tej krerët e Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, KKSHA-së, LDD-së, PLL-së, LDKës, LQSHA, ish ushtarëve të Batalionit luftarak nga SHBA- “Atlantiku” në takimin e djeshëm vendosën t’i bën thirrje edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotit Ban Kin Moon, administratës së Presidentit Bush dhe administratës së re, të Presidentit Obama, senatit dhe kongresit Amerikan, të dënojnë akcionin e policisë serbe, të kërkojnë nga autoritetet e Beogradit lirimin e menjëherëshëm të 10 personave të arrestuar – ish pjesëtarëve të UÇK-së, dhe të sigurohet paqja dhe qetësia në Luginën e Preshevës.

Policia dhe autoritetet e Beogradit duhet të mendohen mirë kur ndërrmarin akte të tilla ndaj popullsisë së pa mbrojtur dhe të pafajshme shqiptare në Luginën e Preshevës, thuhet në reagimin e krerëve të komunitetit, Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, , Këshillit Kombëtarë SHqiptaro Amerikan, Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lidhja Demokratike e Kosovës, Liga Qytetare SHqiptaro Amerikane, Bashkimi Kombëtarë Demokratë, Shoqata e Grave të Shqiptaro Amerikane dhe ish ushtarëve të Batalionit luftarak nga SHBA- dhe Rrjeti i Grave Shqiptaro Amerikane.
Organizatat dhe Shoqata shqiptaro amerikane, kërkojnë në reagimin e tyre, që veprime të tilla policore, terrori, e dhune ndaj popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare në Luginën e Preshevës, të ndërpriten sa më parë. Mbasi ato po na kujtojnë edhe një herë kohën e Millosheviqit, në Kosovë. Duhet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve përkatëse, për të mos lejuar ri-përsëritjen e akteve të tilla policore, të cilat patën ndodhur kur edhe Kosova ishte e sunduar nga regjimi i Millosheviqit, dhe u përfshi e tëra nga vala e arrestimeve, keqëtrajtimeve.
Megjithse ende nuk është konfirmuar mirë, por priten protesta masive të shqiptarëve të Amerikës, në Washington e New York, para mabasadës serbe dhe OKB,s, për të kërkuar nga autoritetet e Beogradit lirimin e menjëherëshëm të 10 personave të arrestuar – ish pjesëtarëve të UÇK-së, dhe të sigurohet paqja dhe qetësia në Luginën e Preshevës.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE

Previous Post

Në Nju Jork u shënua 19 – Vjetori, i themelimit të Degës së LDK -së

Next Post

Bota Sot: 2008-Shqipëria në NATO, Kosova e pavarur, viti historik i shqiptarëve

Next Post

Bota Sot: 2008-Shqipëria në NATO, Kosova e pavarur, viti historik i shqiptarëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org