• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mesazh i Fondit Humanitar Malësia me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2009

23 Dhjetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë të nderuar anëtarë dhe dashamirë të Fondit Humanitar “Malësia”,

Meqënëse festa e Krishtlindjes është në prag, dhe Viti i Ri fill mbas, pasi edhe jemi në fazën tranzitore të udhëheqjes së re brënda Fondit Humanitar “Malësia” është dyfish e udhës të bëjmë një retrospektivë të të arriturave gjatë këtyre dy viteve, dhe pse jo edhe të paraqesim një vizjon konçiz për dy vitet e ardhshme.

Duke mos pasur qellim të harrojmë të gjitha të arriturat e FHM gjatë këtyre dy viteve të fundit, vlen të përmendet se së pari është vazhduar me projektet e arsimit të të rinjëve malësorë ku gjatë kësaj periudhe janë ndarë 54 bursa studentore; së dyti u organizuan drejtpërdrejtë së paku dy manifestime kulturore, ku në të parën përkujtuam figurën madhore të humanistit z. Gjergj Dak Gjokaj, ndërsa në të dytën bëmë promovimin e romanit më të ri të autorit malësorë Fran Camaj; dhe së treti organizimin e fushatës së ndihmës jo vetëm të Shtëpisë Televizive BOIN por edhe vet pronarit të tij, z. Tomë Bojaj, i cili tash një vit po ballfaqohet me probleme serjoze shëndetësore. Janë pikërisht këto tri kolona të cilat përmbajnë edhe kurrizin e veprimtarisë së FHM, me të cilat dallohemi jo vetëm në komunitetin shqiptar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por si të tille jemi edhe emblematik për krejt shoqërine shqiptare.

FHM në kolonën e parë synon dhe bënë përpjekje të vazhduara me plane konkrete që të avancohet shkollimi shqip, me ç’rast ne ruajmë identitetin tonë shqiptar të vendlindjes, duke i vënë themel të shëndosh kolonës së dytë të vënjes në pah të traditës dhe aktivitetit tonë të gjallë kulturor. Është kolona e tretë, humanizmi, me të cilën shqiptarët më shumë se në çdo fushë tjetër kanë arritur të afirmojnë emrin e tyre në faqe të botës, që e kemi për bazë duke na organizuar dhe mbajtur të gjallë tash 15 vite me radhë, duke na shëndrruar në organizatë model, përsëri po e themi, jo vetëm brënda Amerikës por edhe brënda botës shqiptare të tej atlantikut.

Tashmë është bërë tradicjonale, që pas çdo dy viteve, FHM zgjedh kryesinë e re. Ne në Fondin Humanitar duke vepruar në mënyrë të këtillë synojmë që të rinojmë organizatën tonë, jo vetëm me personel të ri, por edhe me ide të reja. Mendojmë se dy vitet e ardhshme do të jenë një sprovë drejt thellimit dhe pasurimit të aktivitetit të FHM, organizimit më të gjërë të tij njerëzor dhe specifikimit të programit afatshkurtër dhe afatgjatë, gjithmonë duke kultivuar edhe më tej trinomin e mësipërm duke i krijuar në këtë mënyrë FHM një të ardhme të sigurtë dhe më të suksesshme.

Mbetet në kryesinë e re të udhëhequr nga z. Leonard Berishaj që të japë ide konkrete për dy vitet ardhshme, duke u bërë ballë sfidave të kohës, ndërsa neve të tjerëve t’i pranojmë ato në syrin kritik, gjithmonë duke pasur parasysh interesin tonë të përgjithshëm kombëtar. Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë Kryesinë e dy viteve të kaluara të udhëhequr nga z. Kolë Cacaj (kryetar), z. Leonard Berishaj (nënkryetar), z. Lekë Gjolaj (arkatar) dhe z. Mark Berishaj (sekretar) per punën e tyre të palodhur dhe plot përkushtim në radhët e FHM.

Të gjithë anëtarëve dhe dashamirësve të Fondit Humanitar “Malësia” me shëndet dhe fat Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2009!

Qëndra Informative e FHM-së

KOMENTOJE

Previous Post

Darka: Të ndihmojmë Malësinë – Ajo ka nevojë per ne

Next Post

Raegim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshes “Pse digjen katër milionë euro”, botuar në Koha javore të datës 18 dhjetor 2008

Next Post

Raegim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshes “Pse digjen katër milionë euro”, botuar në Koha javore të datës 18 dhjetor 2008

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org