• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kreshnik Qato në SHBA për ta mbrojtur titullin e kampionit botërorë

9 Dhjetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kreshnik Qato ka vendosur që të provojë ëndrrën amerikane. Boksieri shqiptar që mban brezin e kampionit të botës në verionin WBF (World Boxing Foundation) për peshën e mesme do të debutojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një duel që do ta zhvillojë më 20 dhjetor të këtij viti.
Kundërshtari me të cilin do të përballet boksieri durrsak është amerikani David Estrada. 32-vjeçari nga Chicago është një boksier me përvojë në ringun profesionist amerikan ku ka zhvilluar 22 duele, prej të cilëve ka shënuar 12 fitore dhe 10 humbje, shumica prej të cilave janë pësuar nga boksierë me emër në ringun profesionist amerikan.
Ky mund të konsiderohet një nga duelet më të vështira për Qaton për faktin se do të boksojë për herë të parë në kontinentin amerikan dhe për më tepër përballë një vendasi.

Gjithsesi kampioni shqiptar padyshim se do të ketë përkrahjen e tifozëve shqiptarë në kryeqytetin amerikan të cilët do të kenë rastin që për herë të parë në këtë qytet të shohin një përballje të një boksieri shqiptar.
Kreshnik Qato ka një bilanc prej 17 fitoresh dhe 6 humbjesh, por më e rëndësishmja është se në katër vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur duke shënuar 12 fitore radhazi.
Përballja mes Kreshnik Qatos dhe David Estrada do të zhvillohet në “Burr Arena të Howard University në Uashington të Shteteve të Bashkuara. Dueli është i vlefshëm për titullin botëror në versionin WBF për peshën e mesme.

KOMENTOJE

Kreshnik Qato

Previous Post

Festivalit Mbarëkombëtar në Taekwondo kushtuar 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit

Next Post

Kosova edhe një herë kërkoi liri e drejtësi për Malësinë

Next Post

Kosova edhe një herë kërkoi liri e drejtësi për Malësinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org