• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Rriten tensionet në marrdhëniet e Rusisë me Perendimin me emërimin e ambasadorëve të Rusisë në Oseti dhe Abkhazi

27 Tetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim njohja e pavarësisë së republikave separatiste nga ana e Rusië, e cila po dominohet nga politika e Putinit, një ish drejtor i madh i spiunazhit rus KGB, ka shkaktuar shqetësime për Perendimin, dhe vendet të cilat përballen me lëvizjet separatiste(për ndarje) dhe vazhdimi i këtij procesi mund të destabilizojë situatën jo vetëm në Kaukaz, por edhe në rajone të tjera të botës, si në Spanjë, Francë, Kanada, Kinë e Pakistan.

WASHINGTON D.C: – Presidenti rus Dimitri Medvedev emëroi ambasadorët e Rusisë në Osetinë e Jugut dhe në Abkhazi. Elbrus Kargiev do të jetë ambasadori i parë i Rusisë në Osetinë e jugut ndërsa Semnian Grigoriev, do të jetë ambasador i Rusisë në Abkhazi. Rusia më 26 gusht njohu zyrtarisht pavarësinë e këtyre republikave separatiste të Gjeorgjisë dhe emërimi i ambasadorëve të Moskës në këto dy republika konsiderohet si një hap tjetër drejtë forcimit të pozitave të pavarësisë së këtyre dy republikave.
Ekspertët politik këtë veprim të Moskës e konsiderojnë si një sinjal të qartë ndaj politikës së Amerikës dhe Gjeorgjisë. Ky veprim padyshim do të shtojë tensionet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë si dhe mes aleatëve perëndimor të Tbilisit të cilët e kanë dënuar shpalljen e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Ekspertët politika janë të mendimit se njohja e Osetisë së jugut dhe Abkhazisë nga ana e Rusisë ishte një përgjigje ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Amerika dhe aleatët e saj europianë.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës dhe njohja më pas e saj nga Amerika dhe BE, shkaktoi kritika të ashpra të Rusisë e cila e konsideron Serbinë si aleaten tradicionale të Moskës në Ballkan. Njohja e pavarësisë së Osetisë së jugut dhe Abkhazisë nga Rusia si dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Amerika dhe BE u krye në kuadër të rivalitetit mes Moskës dhe perëndimit për shtimin e ndikimit në rajonet me rëndësi strategjike.
Amerika njohu pavarësinë e Kosovës, thonë ekspertët politik me qëllim që të krijojë një bazë të re në Ballkan, dhe një lidhje të fuqishme në Ballkan, ndërsa Rusia duke përfituar nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nxitoi të njohë republikat separatiste gjeorgjiane për të shtuar presionet ndaj Gjeorgjisë dhe për të penguar procesin e zgjerimit të NATO drejt lindjes. Padyshim njohja e pavarësisë së republikave separatiste nga ana e Rusië, e cila po dominohet nga politika e Putinit, një ish drejtor i madh i spiunazhit rus KGB, ka shkaktuar shqetësime për Perendimin, dhe vendet të cilat përballen me lëvizjet separatiste(për ndarje) dhe vazhdimi i këtij procesi mund të destabilizojë situatën jo vetëm në Kaukaz, por edhe në rajone të tjera të botës, si në Spanjë, Francë, Kanada, Kinë e Pakistan.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE

Previous Post

Të nderuar vëllezër bashkëatdhetar, drejtues të gazetës mbarëkombëtare “MALESIA.ORG”

Next Post

Vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës ishte autonom

Next Post

Vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës ishte autonom

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org