Lufta e Dytë Botërore e gjeti popullin shqiptar në një mjerim të gjithanshëm ekonomik dhe politik. Shqipëria ishte e papërgaditur të ballafaqohej me problemet e mëdha. Kjo situatë e vështirë do të bëhej edhe më e vështirë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, që shkatërroi gjithë vendin, me humbje të mëdha njerëzore e territoriale. Malësia e Madhe e mbi Shkodrës e pësoi më së keqi:mbetet nën Mal të Zi dhe përvec traumës dhe shkatërrimeve të luftës ajo humbi edhe të drejtën të mbetet pjesë e shtetit amë. Shqiptarët nën Mal të Zi kishin shpresë dhe kishin luftuar me shpresë se do t’i bashkoheshin Shqipërise. Për fat të keq, kjo nuk ndodhi, jo për fajin e tyre, por për fajin e Fuqive të Mëdha, sidomos Rusisë që mbante anën e Jugosllavisë. Ne pra nuk kishim miq. Në fakt, shteti i ri shqiptar zgjodhi një sistem të ri dhe u radhit në anën earmiqve shekullorë -Jugosllavisë.
Menjëherë pas luftës filluan përndjekjet dhe pushkatimet në të dy anët e kufirit. Në një anë, partizanët shqiptarëfilluan të vrasin të gjithë ata që i konsideronin si armiq e në anën tjetër, malazezët vrisnin dhe i ndiqnin shqiptarët që kishin qenë kundër tyre. E keqja e së keqes ishte se forcat shqiptare të Shqipërisë kalonin kufirin në ndjekje të shqiptarëve “armiq” të vendit, sikur nuk mjaftonin vrasjet që po bënin malazezët!
Pra, shqiptarët e Malësisë, u gjetën në mes dy zjarresh! Me këto sfida u ballafaqua Malësia e malësorët. Në mes të kësaj fatkeqësie u gjetën edhe vëllezërit Mark e Kolë Miri.
Më 17 janar të viti 1945, Kapiten Gjelosh Luli kishte vendosur të mos lëshonte vendin por të vdiste si një patriot në atdheun e vet. Për të kishte luftuar e aty donte të vdiste.
Gjeloshi ishte njeri i ditur. Ai e pa të udhës të këshillojë malësorët e Malësisë që mos t’i kundërshtonin sistemit të ri se ishte e kotë. Për fat të keq, disa krerë shqiptarë,nuk bënë këtë dhe pas viteve 45-të, luftën kundër komunizmit e paguan shtrenjtë. Gjeloshi e dinte mirë se malësorët nuk mund t’i kundërshtonin me armë një armiku e jo më tani dy armiqve: Malit të Zi dhe vëllezërve tanë që po e trajtonin Malësinë si armike. Kapiteni nuk dëshironte që edhe më tej malësorët të vriteshin dhe dëmtoheshin.
Këshillën e tij e pranuan shumica e atyre që ishin prezentë, por Gjeloshi derisa i këshilloi bashkëvendasit të mos luftonin,.ai për vete tha se kurrën e kurrës nuk do t’u dorëzohet as malazezëve e as Enver Hoxhës.
Vargjet e këngës popullore e ilustrojnë këtë më së miri:”Kam me dekë në mal me borë/Enver Hoshës nuk i bije në dorë”.
Forcat shqiptare kurrë nuk kishin kaluar kufirin për të ndihmuar popullatën shqiptare të mbetur në Mal të Zi.
Kësaj here ato e kaluan kufirin jo për të na ardhë në ndihmë, por për të na ndëshkuar, përndjekur, vra e pre! Nën udhëheqjen e Toger Babës ata erdhën dhe filluan ndjekjet për kapjen e kapetan Gjelosh Lulit. Në një anë, Toger Baba e në anën tjetër forcat malazeze, filluan t’i torturojnë të gjithë ata që po e ndihmonin kapitenin. Kështu, rrethi i ndihmësve filloi të pakësohet deri tek vëllezërit Mark e Kolë Miri. Nuk kaloi shumë dhe nën ndjekjen pa ndalesë ditë e natë, Toger Baba kapi vëllezërit Miri, të cilët i torturoi si më keq. Torturat shkuan aq larg sa që ata në mes metodave tjera morën vendim që Kolën ta vejnë në mes dy zjarresh dhe kështu filluan ta pjekin si ferlik (kurban)! Por, sa më fort i torturonin, aq më fort Zoti u jepte guxim dhe nuk e tregonin kushëririn për të gjallë!
Derisa njërin vëlla e torturonin në burgun e Shkodrës e tjetrin në burgun famëkeq të Podgoricës dhe pa pasur mundësi që Marku e Kola të mirren vesh, ata deklaronin: “Lirojeni Markun se të gjitha fajet i kam unë..Po ashtu Marku thoshte: lirojeni Kolën se të gjitha fajet i kam unë”. Ky është gjest që tregon dashurinë e vëllaut për vëlla kur ai është në gjendje të sakrifikojë vetin që të shpëtojë vëllanë. Kjo nuk ndodh te kush tjetër vetëm te shqiptarët.Vite më vonë, në një festë ku flitej për besën dheqëndresën.një ndër oficerët e lartë të UDB-së thotë: Kur flitet për besën shqiptare unë e kam pa në rend të parë tek vëllezërit Miri, dhe tregoi se si Marku donte të sakrifikohej për Kolen e Kola per Markun. Ai tha se kjo formë qëndrese dhe burrërie është e papërsëritshme dhe mund të ketë ndodhë vetëm dikur në legjendat mesjetare.
Mbas vdekjes së Gjelosh Lulit, Marku e Kola u liruan por pasojat e torturave i mbajtën deri në vdekje. Vite më vonë, në kërkim të një jete më të mirë, dy djemtë e Markut emigruan në Itali së bashku me mbarë familjen e Kolës e më vonë në Amerikë. Ashtu vepruan shumë familje malësore. Rezultatin e këtij emigrimi e shohim sot.kur në trojet tona po vijnë të jetojnë jo-shqiptarë dheb ngadalë Malësia po asimilohet. Me kalimin e kohës fëmijët e Markut dhe Kolës përparuan në Amerikë. Por prapë ne vitin 2001 kur kullat binjake ranë përdhe nga monsterët arabë, në mesin e të vrarëve mbeti edhe nipi i Kolës, djali i Marashit, Simoni i cili gjindej në punëatë ditë të kobshme. Simoni vdiq në lulen e rinisë. Më datën 17 shkurt Simoni duhej të festonte ditëlindjen e tij. Për fat të keq, para disa muajsh, ne përkujtuam 12 – vjetorin e vdekjes së tij. Tani në 25 – vjetorin e vdekjes së Markut dhe 22 vjetorin e vdekjes se Kolës ne duhet t’i kujtojmë këta vigaj të qëndresës malësore, sepse me veprën e tyre, edhe një herë (ndoshta për të mbramen herë në historinë moderne) u bë një qëndresë e llojit të tillë në mbrojtjen madhore të besës së shenjtë shqiptare. Malësorët që i njohën nga afër i përkujtojnë me respekt. Familjarët duhet të jenë krenar se janë pasardhësit etyre.
I përjetshëm qoftë përkujtimi i tyre.
Pushofshin në paqe.