• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

ASH paralajmëron bojkot dhe dalje nga qeveria

30 Nëntor, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin e Alternativës Shqiptare të zhvilluar disa ditë më parë, kryesia e re e kësaj parti aprovoi dy rezoluta.
Përmes këtyre rezolutave ASH fton të gjitha subjektet politike shqiptare në Malësi për krijimin e një trupi të përbashkët, me qellim të realizimit të vetëqeverisjes lokale për Malësinë.

Ata deklarojnë se janë të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt politik, organizatë dhe individ duke theksuar se interesi i qytetarëve të Malësisë duhet të mbizotërojnë mbi ata partiak dhe personal.

ASH fton në formimin e një listë të përbashkët e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Malësi për zgjedhjet e ardhshme lokale por dhe paralajmëruan bojkotin e zgjedhjeve në rast se nuk respektohet kërkesa për vetëqeverisjen e Malësisë. Ata po ashtu paralajmëruan daljen nga qeveria nëse statusi i vetëqeverisjes lokale për Malësinë nuk zgjidhet deri në muajin prill të vitit 2014.

Lexoni Rezolutat në versionin e plotë: 

Kuvendi i Alternativës Shqiptare, lidhur me bashkëpunimin me partitë tjera nacionale, miraton këtë:

 R E Z O L U T Ë

Kuvendi i Alternativës Shqiptare përmes kësaj rezolute, apelon te të gjitha subjektet politike nacionale në Malësi për bashkëpunim dhe krijimin e një trupi të përbashkët me qellim të realizimit të vetëqeverisjes lokale për Malësinë.

Subjektet politike nacionale në Malësi, të gjitha e kanë si bazë programore vetëqeverisjen lokale, për Malësi sipas standardeve dhe kartës Evropiane për vetëqeverisje lokale, apelojmë që të gjitha dallimet ekzistuese në mënyrën dhe hapat për të realizuar këtë qellim shumëvjeçar, t’i definojmë në bazë të konsensusit cilësor dhe të fuqizojmë edhe më shumë kërkesën e qytetarëve për vetëqeverisje lokale.

Bashkimi dhe unifikimi në qëndrime bazë për këtë dhe çështje tjera nacionale për interes dhe prosperitet të popullit që përfaqësojmë është obligim nacional dhe moral i të gjithë neve.

Interesat personale dhe partiake nuk guxojnë dhe nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesin e popullit dhe qytetarëve të Malësisë.

Alternativa Shqiptare është e hapur për bashkëpunim në qëllimin bazë që kemi me secilin subjekt politik, individ dhe organizatë për fuqizimin e perbashket politik.

Duke u nisur nga fakti se ka shumë subjekte politike nacionale, por i vetmi që ka bazë dhe është i orientuar vetëm në Malësi është ASH, apelojmë dhe ftojmë publikisht që të na bashkëngjiten në realizimin e programeve të përbashkëta sepse asnjë person dhe asnjë subjekt nuk është mbi Malësinë dhe çështjen tonë nacionale.

Kryesia e Alternatives shqiptare, obligohet, të ftojë dhe iniciojë takime të përbashkëta me të gjitha subjektet politike nacionale në Malësi për të përcaktuar së pari të gjitha çështjet, duke dhëne kontributin e vetë pragmatik dhe konsensual për mënyrën e realizimit të tyre. Kryesinë e ASH njëkohësisht e obligojmë, pasi jemi edhe në prag të zgjedhjeve lokale, që të iniciojë dhe të angazhohet për formimin e një liste të përbashkët zgjedhore me subjektet nacionale që veprojnë në Malësi.

_________________________________________

Duke u nisur nga fakti se subjekti politik Alternativa Shqiptare, e formuar nga vullneti i popullit të Malësisë rreth qendrimit politik për formimin e Komunës së Malësisë, Kuvendi i Alternatives Shqiptare aprovon këtë:

 R E Z O L U T Ë

Konventa e vetëqeverisjes lokale vlen për instrumentin modern, pragmatik, fleksibil, afatgjatë juridik i cili duhet t’i mbrojë të drejtat e pushtetit lokal si më të afërt me qytetarët dhe t’u ofrojë pjesëmarrje efektive dhe të gjerë në zgjedhjen e problemeve lokale, d.m.th. në jetën lokale publike.

Si instrument juridik multilateral i cili garanton në shkallë të lartë të autonominë lokale, Konventa është njëra nga shtyllat më të rëndësishme të integrimit dhe demokratizimit evropian. Komuna nuk është shpikje dhe kreacion administrativ i shtetit, ajo është tërësi socio-ekonomike, politike, kulturore dhe ekologjike në të cilën qytetarët mund të realizojnë të drejtën e vetëqeverisjes lokale, duke mbrojtur karakterin demokratik të vetëqeverisjes lokale.

Në bazë të definimit të vetëqeverisjes lokale “Komuna themelohet për territor të një ose më shumë vendeve banues, e ku qytetarët janë të lidhur me nevoja dhe interesa të përbashkëta në të cilën ekzistojnë kushte për zhvillimin material dhe shoqëror si dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendosjen e nevojave dhe interesave lokale”

Me kompetenca të vetëqeverisjes lokale nënkuptohet “përmbledhje të punëve me interes publik dhe me rëndësi lokale të cilat komuna , në pajtim me ligjin , ka të drejtë t’i kryej në territorin e saj dhe është përgjegjëse për kryerjen e tyre.

Gjatë përcaktimit të “kompetencave të përgjithshme” duhet nisur nga parimi i supsidiaritetit, sipas të cilit “ komunat kanë të drejtë në territorin e tyre t’i kryejnë punët me interes publik të rëndësisë lokale, që nuk janë të përjashtuara nga kompetenca e tyre ose nuk janë në kompetencat e organeve të pushtetit shtetëror.

Alternativa Shqiptare deklaron se komuna aktuale urbane, nuk permbushë asnjë nga kriteret elementare të vetëqeverisjes lokale dhe si e tillë nuk u garanton qytetarëve të Malësisë shërbimet adekuate që dalin nga karta Evropiane e vetëqeverisjes lokale.

Alternativa Shqiptare deklaron publikisht se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje në rast se nuk respektohet kërkesa për vetëqeversje lokale, në menyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje për Vetëqeverisjes locale per Malësin.

Alternativa shqiptare si pjesë e koalicionit shqiptar, realizimin e vetëqeverisjes locale për Malësinë e ka caktuar si kushtin bazë për pjesmarrje në qeveri duke e afatizuar me vendim të kryesis, deri në prill 2014 realizmin e vetëqeverisjes lokale për Malësinë.

Alternativa Shqiptare ka angazhuar të gjitha burimet njerëzore dhe politike për realizimin e vetëqeverisjes lokale për Malësinë dhe deklaron publikisht se në bashkpunime dhe me subjektet tjera politike, në baze të partneritetit, është optimiste se do ta realizojë brenda afatit të lartë-shënuar, Komunën e Malësisë.

Duke e ditur se realizimi i kushtit bazë nuk varet vetem nga Alternativa Shqiptare, deklarojmë publikisht që: nëse kushti jonë bazë i vetëqeverisjes lokale për Malësinë, nuk realizohet ,nuk do të vazhdojë pjesmarrjen e saj në qeveri.

Kjo rezolutë, e obligon kryesinë e Alternativës Shqiptare të bien vëndim për largim të menjëhershëm nga qeveria, në rast se nuk realizohet ligji i cili parasheh Malësinë si Komunë me kompetenca të plota.

Alternativa Shqiptare
Tuz, 28.11.2013

/MALESIA.ORG/

 

Previous Post

Fondi Humanitar “Malësia” – Mbrëmje argëtuese, rritje fondesh

Next Post

Fjala e ideatorit dhe udheheqesit te simpoziumit “Hoti nder Rrjedhat e Shekujve”

Next Post

Fjala e ideatorit dhe udheheqesit te simpoziumit “Hoti nder Rrjedhat e Shekujve”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org