Sipas informatave jo zyrtare, portali ynë mëson se në orët e vona të natës së kaluar është liruar Naim Prelvukaj.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me procedurën e arrestimit apo të lirimit të Prelvukajt.
Prelvukaj u arrestua dje, kur kishte tentuar të pengojnë kamionët të cilët po transportonin mbeturinat në depon e cila u hap edhe përkundër protestave të banorëve të fshatit Martinaj në Plavë-Guci.
Kujtojmë se Prelvukaj ishte ndër udhëheqësit e protestuesve nga Martinajt e Plavë e Gucisë, të cilët protestuan kundër vendosjes së deponisë së mbeturinave në afërsi të shtëpive të banimit dhe shumë afër burimeve të ujit të pijshëm i cili përdorët për disa fshatra. /MALESIA.ORG/