You fool me once, shame on you; you fool me twice, shame on me!
(Më gënjeve një herë turpi është i yti; më gënjeve dy herë turpi është i imi”).
Nga Gjon Lulgjuraj
Para zgjedhjeve te fundit ne Mal t ë Zi u paraqita me një kumtesë n ë n titullin “Kujdes! Tentativa për një përgënjeshtrim te ri ndaj Malësisë”, e cila ne thelb kishte një apel drejtuar Shqiptarëve te Malësisë qe mos te bien pre premtimeve te kohës dhe gënjeshtrave te përsëritura te Qeverisë malazeze. Sugjerova qe Shqiptarët mos tu japin asnjë votë te vetme partive malazeze dhe bashkëpunëtorëve te tyre, por përkundrazi, te votohet vetëm e vetëm për partitë shqiptare, duke besuar se ky akt do te ishte mesazhi me i fuqishëm ndaj Dukanovicit, Mugoshës dhe bashkëpunëtorëve te tyre.
Fatkeqësisht, ndolli e kundërta! DPS-i dhe aleatet e tyre morën shumicën dërmuese te votave ne Malësi? Pse ndolli kjo? Ne bazë te se cilës meritë? Te cilat janë ato gjëra te mira qe ka bërë Qeveria deri tani për popullin shqiptare te Malësisë për ta merituar shumicën dërrmuese te votës? Ka mbajtur premtimet? Ka bërë investime? Ka respektuar liritë dhe te drejtat kombëtare te Shqiptarëve konform normave ndërkombëtare dhe kushtetutës se Malit te Zi? Ka përmirësuar standardet e edukatës? Ka ndihmuar ne përmirësimin e punësimit te Shqiptarëve? Ka ndikuar pozitivisht ne ngritjen e standardeve jetësore, etj. etj? Përgjigja ne te gjitha këto pyetje, dhe shumë te tjera qe duhet një libër i plote për ti shënuar, është një “ JO” absolute! Përkundrazi, gjendja e Shqiptarëve ne përgjithësi, e posaçërisht ne Malësi dhe Plavë e Guci, vazhdon te keqësohet dite e më shume. Plani i sajuar me kohë, qe synon asimilimin ose dëbimin e Shqiptarëve nga trojet tona shekullore nën Mal te Zi, vazhdon në përmasa te përshpejtuara.
Sllavo-Malazezet po përdorin te gjitha mjetet e mundshme për te realizuar ëndrrën e mbretit Nikollës për te gëzuar tokat shqiptare pa shqiptar. Në te njëjtën kohë Presidenti, ne praninë e qindra Shqiptarëve ne Tuz, i përkrahur dhe i adhuruar nga disa shqip-folës, te shitur për pozita dhe karrige, deklaroj se, gjoja, Krajl Nikolla ka qenë protagonist i rëndësishëm ne luftë për çlirimin e Shqipërisë nga perandoria Osmane! Edhe më keq, nuk doli asnjë person ta korrigjoj, zotërinj e madh, duke u bazuar ne faktet historisë dhe jo te asaj historie qe serbo-malazezet e sajojnë për ta përdorur ne avancimin e agjendës se tyre anti-shqiptare.
E vërteta historike është se kralj Nikolla asnjëherë nuk luftoj dhe as nuk ndihmoj ne çlirimin e Shqipërisë! Përkundrazi, te gjitha lëvizjet e tija politike kishin një qellim, okupimin e tokave shqiptare. Ky fakt u evidentua posaçërisht ne pranverë te vitin 1911. Ndihmën qe ju premtoj Shqiptarëve për te dalë ne kryengritje kundër forcave turke e ndërpreu fill pas takimit me Kryengritësit shqiptar ne fushë te Vrellës, ne fillim te marsit te vitit 1911. Ne këtë takim Krajl Nikolla kërkoj qe Kryengritja te bëhet nen flamurin e Malit te Zi. Ne atë takim Nikë Gjelosh Luli iu përgjigj Krajlit me këto fjalë, “Naltmadheni, ti je Krajli i Malit te Zi, prandaj je baba i malazezeve e jo shqiptarëve. Shqiptarët janë shqiptar e jo malazez. Te falënderojmë për ndihme qe ne ke dhanë, por se na bahemi dhe luftojmë për te ba nji shtet nen sundim te mbretenise sate, kjo nuk do te bahet, pse na kerrkojme Shqipni e jo te rrisim Malin e Zi me tokat tona, për te cilat toka, abolla, me librue prej zgjedhës barbare, nen te cilën tash sa mote gjinden, na vuejme e pësojmë e hjekim ç’mos dhe ma ne fund edhe jetën japim për lirinë e tyne, e Madhnia e juaj me sjelle nder mend bashkimin me Mal te Zi, për një gja qe kurr nuk e pranojme! Naltmadheni, pse ne shpi tande donë me na turpnue?”
Fill pas këtij takime, dhe deklaratës se Nikë Gjelosh Lulit qe fliste ne emër te Kryengritëseve, Krajl Nikolla e pa se nuk do mund te bënte vegël te vetën ketë Lëvizje, shkëputi ndihmën, anuloj premtimet e bëra, dhe si pasoj, Kryengritësit u detyruan te fillojnë kryengritjen më parë se ishte planifikuar, pa u përgatitur mirë dhe ne mungesën e armëve te premtuara dhe te nevojshme.
Ky pra është e gjithë kontributi i Krajl Nikollës për lirinë e Shqiptarëve, por mos te harrojmë Luftën Ballkanike, okupimin e Shkodrës, uzurpimin e tokave shqiptare dhe krimet e vazhdueshme qe sllavo-malazezet kanë ushtuar dhe akoma ushtrojnë ndaj popullit shqiptar.
Uzurpimi i tokave shqiptare nuk ka ndaluar ende! Ky fakt evidentohet me ngjarjet ne Martinaj, ne Rumi, e se fundit edhe ne Malësi! Vitin e kaluar u bë studimi i fizibilitetit ekonomik për Malësinë dhe iu dorëzua autoriteteve përkatëse nga Deputetet Sinishtaj dhe Nimanbegu. Këtë studim, te kompletuar në nivel, qe përfshinte te gjitha trevat jetike te Malësisë, autoritetet përkatëse nuk e konsideruan fare, duke shkelur edhe ligjet e vendit qe kanë te bëjnë me trajtimin e studimeve te tilla! Më ne fund Qeveria kërkoj një studim te ri, te cilin, fatkeqësisht e përkrahën edhe disa shqiptar qe sot janë ne krye te Komunës Urbane. Tani po zbulohet shkaku i vërtet pse nuk u pranua elaborati i fizibilitetit i paraqitur nga Deputete Shqiptar, dhe pse u kërkua studimi i ri! Është jo me pak dhe as më shumë se vazhdimi i uzurpimit te trojeve tona, cungimi i mëtejshëm i tokës shqiptare! E fillojnë me fshatin Shtëpitë Rakiq, por pa dyshim se do te tentojnë te cenojnë edhe pjese te tjera jetike te Malësisë, si Fundënat, Koritën, Koshticën, etj. Te gjitha këto ngjarje janë pjesë e vazhdueshme e një politike afatgjate, e sajuar me dekada, qe çon drejt asgjësimit te trojeve tona, e cila politike, për fat te keq, dal-ngadalë, po realizon qëllimet e paramenduara.
Pse po realizohet ky plane famëkeq malazez? Kur bëhen analiza lidhur me gjendjen aktuale te Shqiptarëve nen Mal te Zi, te parët ne shënjestër te kritikës bëhen politikanet shqiptar, por ne shumë raste ata janë shënjestra e parë dhe e fundit. Ndonëse, pjesa me e madhe e politikanëve shqiptar atje, e meritojnë kritiken, sepse vazhdimisht, ose për interesa personale ose dhe nga mungesa e aftësive politike, bëjnë koalicione te pa përgjegjshme dhe te pa kushtëzuara, duke asgjësuar ndonjë potencial te vogël qe mund te kontribuonte diçka pozitive për Shqiptarët. Por duhet theksuar se nuk janë te gjithë njësoj! Ekziston edhe elementi i zgjuat dhe i mirëfilltë, i cili me përkrahjen e plote te elektoratit Shqiptar do te kishte mundësi te bënte me shumë.
Por e vërteta është se politikanet nuk janë qenia e vetme përgjegjëse për ketë situatë! Janë disa faktor të tjerë te rëndësishëm, qe nuk duhet lënë pas, qe mbajnë aq përgjegjësi për gjendjen e vështir te shqiptareve nen Mal te Zi. (1) Politika anti-shqiptare asimiluese e ndjekur vazhdimisht nga qeveria malazeze. (2) Tirana dhe Prishtina zyrtare që, de facto, kanë qenë dhe vazhdojnë te ngelen plotësisht “jashtë loje” duke injoruar obligimit e tyre kombëtare dhe humane ne mbrojtjen e te drejtave elementare te bashkëkombëseve te tyre! (3) Diaspora, e cila ka dhënë dhe vazhdon te jap kontribute ekonomike, por mungesa e një bashkëveprimi te mirëfilltë te Diasporës, e cila e tregoj aftësinë e bashkimit dhe te forcës qe posedon, duke bere një kontribut kolosal për Kosovën, deri tani nuk ka arritur te bëjë ndonjë gjë domethënëse për te informuar dhe influencuar opinion amerikan dhe atë ndërkombëtar me realitetin e gjendjes se Shqiptarëve nën Mal te Zi. Është e pa dyshimtë se faktori kryesor ne mosmarrëveshje e Diasporës është influenca e politikes malazeze e cila ka arritur te përfitoj bashkëpunim dhe përkrahje edhe nga organizata shqiptare ne Amerikë te cilat, gjoja, kane për detyrë mbrojtjen e interesave Shqiptare. Por është edhe një faktor tjetër tepër i rëndësishëm i cili i jep dore te lirë, dhe ne mënyrë te hapur e aprovon vazhdimësinë e politikes asimiluese malazeze ndaj shqiptareve, kjo është vota qe i jepet faktorit politik sllav dhe bashkëpunëtorëve te tyre. Derisa populli Shqiptar i Malësisë vazhdon ti jap fitore pas fitoreje forcave politike malazeze, në vend qe te përkrahin forcat politike shqiptare, sado te pakënaqur qe mund te jenë me ato, premtimet e bëra nuk do te mbahen, gjendja ekonomike dhe civile do te përkeqësohet ditë e më shumë, politika asimiluese do te vazhdoj, ngjarjet e ngjashme me ato ne Martinaj, Rumi, Dinoshë etj., do te vazhdojnë. Njëkohësisht, influenca e Shqiptarëve ne tokat tona do te denigrohet ditë e me shumë, derisa influenca e faktorit boshnjak do te zmadhohet.
Po kthehem tek Diaspora ne Amerike! Si e ceka më lart, Diaspora nuk ka bërë ndonjë vepër te madhe domethënëse për te informuar dhe influencuar opinionin amerikan lidhur me realitetin qe përballojnë Shqiptaret nën Mal te Zi! Është e vërtet se mungon një bashkëpunim i mirëfilltë, megjithatë, duhet thënë se janë bërë një serë angazhimesh dhe tentimesh, si përmes Kongresit ashtu dhe Departamentit te Shteti Amerikan, por pa sukses. Ajo qe duhet kuptuar është fakti se Kongresi Amerikan, Departamenti i Shtetit ose dhe institucionet te tjera, pas diskutimeve dhe bisedave qe bëjnë me Diasporën Shqiptare ne Amerikë, ata ulen dhe bisedojnë edhe me faktorin malazez. Për te iu kundërvu argumenteve te Diasporës, qeveria e Malit te Zi nxjerr nga citari statistikat e zgjedhjeve te popullatës shqiptare, por edhe kopjet e kontratave te koalicioneve me paritet politike shqiptare! Si shembull, ne zgjedhjet e fundit ne Malësi, ato statistika tregojnë se mbi 60% te elektoratit ka votuar për qeverinë ne pushtet, për partitë sllavo-malazeze, e jo për faktorin Shqiptar. Madje, qeveria e Malit te Zi tregon për Koalicionet e menjëhershme te partive shqiptare, pa ndonjë kushtëzim te rëndësishëm! Bota Demokratike votën e lirë e trajton si te shenjtë, dhe me deklaratat e këtyre statistikave, qoftë Kongresi Amerikan, Departamenti i Shtetit apo ç’fardo institucioni tjetër, mbyll diskutimet! Pra, mbi 3000 vota dhënë Dukanovicit dhe partisë se tij ne zgjedhjet e kaluara ne Malësi, por edhe koalicionet e pakuptimta te partive shqiptare, jo veç qe kane siguruar vazhdimësinë e gënjeshtrave dhe premtimeve te pa-realizuara, ashtu si po ndoll me çështje e Komunës se Malësisë, dhe kane siguruar vazhdimësinë e politikes asimiluese ndaj Shqiptarëve, por i bëjnë te pamundshme dhe te kota te gjitha angazhimet e Diasporës, ose te ndonjë faktori tjetër, qe posedon vullnetin e mire dhe dëshirën për te ngrit zërin ne mbrojtjen e te drejtave te Shqiptarëve! Ndoshta ky fakt mund te jetë edhe thembra e Akilit qe shkakton heshtjen e Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare!
Për te shpëtuar nga asgjësimi i Malësisë Shqiptare, ky trend, ne një mënyrë apo tjetër, duhet ndryshuar! Është e pa kuptimtë, e pa nevojshme dhe kundërprodhuese ekzistenca e pesë partive politike shqiptare ne Malësi! Ne Malësi, si shembull, sidomos ne këto momente, pranë sfidës se Komunës, duhet lënë interesat personale ne një ane, dhe duhet bashkuar ne një forcë politike. E njëjta gjë është e nevojshme te bëhet edhe ne rajonet te tjera shqiptare! Një parti politike, e jo tetë ose nëntë, sa janë! Ne botën normale koalicionet nuk bëhen me ata që, me çdo kusht, duan te eliminojnë popullin tënd nga ekzistenca! Ne vendet e okupuara si janë tokat tona shqiptare nën Mal te Zi, zakonisht popullata nuk voton për okupatorin, sidomos për atë qe është i vendosur, ne mënyrë absolute, te asimiloj deri ne zhdukje totale! Ne një ambient te mirëfilltë, gënjeshtrat e vazhdueshme nuk tolerohen herë pas here, por ndalohen me aktin e votës, përndryshe, si thotë një proverb amerikane, “po me gënjeve një here turpi është i yti, po me gënjeve dy here turpi është i imi”.
Si përfundim, kohë më parë, gjatë një bisede me disa politikan shqiptar ne Shqipëri, kur e përdora fjalën “okupator” duke përshkruar Malin e Zi, njëri me kritikoj duke thënë se, “referenca është e pa nevojshme dhe urrejtëse”! Pra, ndoshta fjala “okupator”, për ndonjë, mund te tingëlloi pak dramatike. Unë iu përgjigja duke i thënë se historia qe harrohet pa dyshim do përsëritet! Mendoj se JO, nuk është aspak dramatike, aspak provokuese dhe as urrejtëse! Është fakt historik qe nuk duhet shtrembëruar dhe nuk duhet harruar.
Florida – 3 Korrik, 2013

