• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Kola i Sokol Bacit te Dhe Dante Alighieri

28 Qershor, 2013
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Gjeke Gjonlekaj/ New York
Ne  vitin 1965 Italia nderoi 700-vjetorin e Dante Alighierit, ku moren pjese edhe disa personalietete te kultures shqiptare qe jetonin ne Itali. Ne ate mes u shquan Ernest Koliqi,Martin Camaj, Karl Gurakuqi dhe Nos Qirjaku. Adhurimi i shqiptareve  per Danten eshte i kahershem. Veprimtatria letrare e ketij gjeniali italian te letrave u perkthye edhe ne gjuhen shqipe por me vonese. Nje nder hapat me te guximshem per shqiperimin e Komedise Hyjnore kishte ndermarre Kola i Sokol Bacit te Grudes ne fillim te vitit 1900.
Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi ne shenimet e tyre botuar ne revisten”Shejzat” viti  1965 botuan dy shenime te shkurtera  per veprimtarine kulturore dhe origjinen familjare te Kole Sokol Bacit. Citojme tekstualisht shenimin e Profesor Karl Gurakuqit:
”Nje pjese e Kenges V te “Ferrit” te Dante-s,perkthye shqip nga Sokol Baci (Shejzat,Vjeti IX i botimit(1965) faqe 327-329).Kjo prove perkthimit-shenon Redaksija e Revistes-gjindet ne “La Naczione Albaneze (Vjeti IV,Nr. VI,31 mars 1900) t”Anselmo Lorecchios-s. Nenshkruhet Sokol Baazi qe nuk asht tjeterkush vec Kola i Sokol Bacit, vojvode i Grudes kah fillimi i ketij qindvjeti. Sokol Baci ishte adjutant i Knjaz Nikolles te Malit te Zi. Kola i biri,kreu studimet universitare ne Rome. Perkthimi i bame prej tij ne vjersha njembedhet-rrokshe,na tregon kjartas se ky ne rinine e vet asht marre me gjuhen shqipe dhe me letersine e saj. Ne kete hartim mund te vrehet shkalla e nalte e ne te cilen kishte merrijte para 70 vjeteve zhvillimi i shqipes letrare. Ashte e vertete se ka disa te meta:perdorim fjalesh turqishte,kumbim rimash shume te rendomta,por lipset marre  para sysh se ky  aso kohe ishte fillimi i perpjekjevet letrare.
Per te pase nji mendim te gjuhes se Shkodres 70 vjet perpara,po japim ketu shenimin me te cilin Kola i Sokol Bacit e perciell perkthimin e vet: “Dantja ishte me Virgilin ne rreth t’dyte t’Ferrit ku gjinden t’flligjtit,te cilet jane pra hjedhe e mundue prej nji eres t’rrebte fort. Ketu pa dy vet qe shkojshin bashke: Francesken prej Rimini-t e Paloken e Malatesta: i thirri e Franceska i kalxoi te dhembshem istorien e vet”.
Me poshte mund te lexoni pjese te Kanges  te V-te “Ferrit” te Dantes perkthyer nga Kola i Sokol Bacit.
                                        KALZIM
                 Njeri i kandsheme e i bute’,qi gjalle hala
                 Erdhe me gjet’n’ket burg me t’kqija plot
                 Ne,qi token me gjak nji dit’kem la,
                 Me na pas’nepak n’hir i Madhi Zot
                 Kishim m’e lut’ per ty,si per pagj’tande
                 Mbasi per te zezen t’on’ka po derdh lot.
                 Mbi cka me ndie me gol’ty fort po t’kande
                 Na po ndigjojme,po flasim si qef ke
                 Tash qi sikur po dan era po prane.
                  Gjindet qyteti i em n’t’cilin kam le
                  N’breg t’detit shi n’njat vend ku Pohi shgrehet
                  Me lumet tjer’qi i mbledh dhe neper dhe.
                 Dashnija qi me ‘i her’zemres i qepet
                 E kapi ket per bukurin trupin t’i
                 Qi bora,me c’mndyr’gjaku hala m’zehet
                  Kush ё dasht’per pa dasht’nuk ka peshtim
                  E vet’pra me te zuna’i kaq miksi
                  Qi,po shef as tash s’mund t’m’ qes’n’harrim.
                  M’nji soj deket na coi ne kjo dashtni,
                  E e pret Kaina ate qi na mbaroi,
                  Gjithketo fjal’prej tyne kjene ndi.
                  Prej bised’s t’ktyne shpirtne ndrrova bo;
                 Fort u trishtova, e mec me krye ner kam’
                 Sa m’pyeti Bajtagjija(2) se c’mendoi.
                      Une pergjegja me nji t’madhe shame:
                 Oh sa mendime t’ambla i cuen kta te shkret,
                 Oh sa dishir,n’ket t’zi mbarim,oh c’nam!
                      Mandej prej tyne u solla e fola vet’
                        E fillova: Franceska e zeza jote
                     Ma derpton zemren an’ per an’si zhgjet’.
Kolë Sokoli
Kolë Sokoli

Kete pjese te “kanges  se V-te “Ferrit”  te Dantes e kishte perkthyer shqip Kola i Sokol Bacit  ne  fillim te vitit 1900. I nenshkruari (Redaksia) sic duket eshte Ernest Koliqi i cili ben koment ne lidhje me perkthimin e Kole Sokolit. Ai thote:”Kjo cope e Komedise Hyjnore”,sjelle ne gjuhen tone,dallohet per nji zotesi  te ralle ne te hartuemit e vargut njimbdheterrokesh e per nji njomesi shprehjesh idiomatike qe i ep perkthimit nji shije te thjeshte shqipe. Tue mendue kohen kur u botua kjo cope,nonse me disa te meta,na cudite per shkathtesine shprehese te saj”

 Per mua qe kam lindur ne Malesi te Madhe perkthimi shqip i Dantes nga Kola i Sokol Bacit eshte i shkelqyeshem. Pak a shume keshtu eshte folur e kenduar ne ato treva.Profesor Shaban Demiraj gjate nje vizite ne New York ne vitin 1996 tha se gjuha shqipe ne Malesi te Madhe flitet mbase me mire se ne asnje krahine tjeter shqiptare. Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi  ne shenimin e tyre thone se  Kola i Sokol Bacit kishte perdorur fjale turqisht ne ate perkthim. Ne vargjet e shenuara me siper kemi vene re vetem dy fjale turqisht dhe nese merret parasysh  koha kur ai filloi perkthimin shqip te Dantes, dy fjale turqisht nuk jane shume.Nje perkthim si ky trgon dashurine e autorit per gjuhen dhe kulturen shqiptare. Nuk e kuptojme pse eshte botuar emeri i Sokol Bacit si perkthyes i Dantes ne revisten “La Nazione Albanese” te Anselmo Lorecchios, e jo emeri i perkthyesit te vertete qe eshte Kola i biri i Sokol Bacit. Mos valle ka qene ndonje gabim teknik ose  dicka tjeter. Behet pyetja pse nuk jane bere me shume studime per Kolen e Sokol Bacit i cili ka qene shume aktiv ne Kryengritjen e Malesise te vitit 1911 per pavaresine e Shqiperise,bile ai kishte detyre me rendesi ne Komitetin e Podgorices. Ne vendlindjen time disa shqiptare te ditur tregonin shume per  Kolen e  Sokol Bacit. Ai gjithemone permendej  per qendrimet e tij patriotike. Bashkepunimi i tij me arbreshet e Italise dhe botimet ne ato revista tregojne se Kole Sokoli ishte patriot.Veprimtaria e tij kulturore e atdhetare meriton studime dhe hulumtime serioze.
Previous Post

Berisha jep dorëheqje nga PD dhe uron Ramën për fitoren

Next Post

Kosovë: Lëndohen policët, arrestohen 68 protestues – Ratifikohet marrëveshja

Next Post

Kosovë: Lëndohen policët, arrestohen 68 protestues - Ratifikohet marrëveshja

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org