• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Reagim i Shoqatës Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” lidhur me ngjarjet në Martinaj të Gucisë

26 Maj, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata  e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” në takimin e jashtëzakonshëm  me Kryesinë  dhe  anëtarët e saj ka analizuar gjendjen  në fshatin Martinaj të  Gucisë pas  intervenimit brutal  të policisë  malazeze  dhe arrestimit të 22 shqiptarëve nga ky fshat,lajm  ky i  plasur edhe “reporteri.net”.
Pogorica  ka kohë  që  ka punuar për të krijuar atmosferë të rëndë  e për të  arritur  qëllimin final të spastrimit të shumë vendbanimeve nga populli autokton  shqiptar atje. Spastrime e  pastaj kolonizime  kanë ndodhur në  Malësinë e  Tuzit e të Plavë e Gucisë. Edhe  projekti djallëzor ngritjes  së   një  deponie të  madhe  buzë fshatit Martinaj kishte  për qëllim  që këtë  vendbanim shqiptar e atë bukuri të madhe natyrore ta  kthente vend  që kundërmon dhe kështu  t’i detyronte  banorët e Martinajve  që  të iknin  nga aty për të  lëshuar kështu  trojet  stërgjyshore. Shqiptarët atje reaguan duke kërkuar drejtësi  e mirëkuptim, por e keqja  pushtetit  malazez nuk ndal këtu.  Ata  kanë  gjetur   elemente ultranacionaliste  serbe  dhe i kanë joshur të shkojnë  në fshatin,që me  shekuj është  i banuar   vetëm  nga shqiptarët,dhe  të kërkojnë  ngritjen e një kishte ortodokse në mes  të fshatit Martinaj. Banorët e këtij fshati kanë dalë sot për të penguar uzurpatorët, por  ultranacionalistët     kanë  gjetur mbështetjen  e policisë    malazeze,e cila ka  përdorë dhunën  dhe  ka arrestuar 22 shqiptarë  e për t’i dërguar  në stacionin policor të  Plavës.
Shoqata jonë reagon    ndaj këtij  veprimi të policisë  malazeze dhe i fton  institucionet  e  Kosovës    dhe Shqipërisë që të kërkojnë nga  Podgorica  zyrtare të  respektojë të drejtat  elementare të shqiptarëve atje  dhe të garantojë e mbrojnë pronën  private të tyre nga elementet nacionaliste  e  fashiste serbe.

Zyra për   informim  e Shoqatës,
Rrahman  Jasharaj

Previous Post

Arrestime masive në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë

Next Post

Lëvizja Vetëvendosje në mbështetje të shqiptarëve të Martinajve

Next Post

Lëvizja Vetëvendosje në mbështetje të shqiptarëve të Martinajve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org