• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 25 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

102 vjetori i ngritjes se flamurit ne Deçiq – Nga Ndue Bacaj

6 Prill, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

NJË KUJTESË E VOGEL PËR 102 VJETORIN  E  LAVDISHEM TË NGRITJES SË  FLAMURIT KOMBËTARË  TË GJERGJ  KASTRIOTIT NË DEÇIQ…    

Me 6 prill 2013 , mbushen plotë 102 vite nga ajo ditë e Enjte e vitit  1911 ,kur Malesia e Madhe  Etnike nxorri nga katakombet turko-osmane në driten e diellit Europian, Flamurin  kombëtarë  të Gjergj Kastriotit –Skenderbe.. Në ketë ditë të paharruar  nga mali i DEÇIQIT valvitet flamuri jonë Kombetarë i larë me lot e gjak per 432 vite rrjesht. Deçiqi  tash 102 viteështë Oxhaku nga i cili ka dalë  tymi i bardhë i ngritjes së flamurit kombetarë , por është edheOxhaku që shperndau shkendijat që fluturuan nga Veriu ne Jug , duke ndezur  në të gjithë Shqiperine idealet e flamurit dhe mvehtësisë… Ky “Oxhak” i shqiptarisë  nuk u fik kurr edhe pse mbi të u derdhen pa papushim ; rrebeshe ,stuhi , gjakë ,lotë e mundime. Tash mbi nje shekull në trojet tona bëhet be ; pasha njatë flamur që u ngrit në Deçiq…

Poeti kombetarë At Gjergj Fishta i kushton një poezi brilante ketij flamuri (te Mrizi i zanave) me titull  “HYMNI I FLAMURIT KOMBETAR”, ku dy strofa nga kjo poezi po i “kujtojmë”:

“….Mbi njatë Flamur Perendia   

Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:

     “ Per shqiptarë do t’jet Shqipnia  

Kush ua prekë , ai kjoftë mallkue !”

  …………………………………………….  

 Ma mirë dekë me u shue nën hije  

T’Flamurit  tonë në fushë  t’mejdanit ,

Se me rrnue nji  jetë robnie

Per nën sukuj  t’huejë  t’Ballkanit…..

Kjo krye-kryengritje  dhe ky Flamur (në trojet tona) identifikohet shpesh me figuren madhore të Malesise e Shqiptarisë , heroin e popullit Ded Gjon Luli që thoshte : “Flamuri i ka të gjitha , ai ka besen , ka pushken , ai ka brenda  gjithë Shqiperinë.. atij i falen , atë e ndjekin mbrapa  të gjithë , çka është shqiptarë i vertet..”. Per të ardhur te kjo ditë e shejntë kishin dhanë jetën qindra deshmorë malsorë e më gjërë , ku  Hoti si gjithnjë  zë  vendin e parë, por me këtë rast  po kujtojme vetem ata deshmorë që ranë heroikisht me flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbe në dore me  6 prill 1911, shtatë  kojasit e paharruar : Dokë Preç Kercaj ,Tomë Uc Ivanaj , Marash Lucë Gjokaj  ,Cak Uc Ivanaj , Gjeto Tomë Kolçaj , Kolë Dokë Marashaj , dhe Gjeto Gjekë  Ivanaj.. Ndersa Nikë Gjelosh Luli , Gjon Ujkë Miculi , Pjeter Zefi dhe Dedë Nika Ivezaj , janë flamurtaret e perjetshem të  shqiptarisë… Në krye të  Krye-kryengritjes antiotomane ishte trimi legjendarë Dede Gjon Luli i Hotit  me shokë shumë, të cilet i kishte jo vetem nga  Hoti ,por edhe Gruda ,Trieshi , Koja , Tuzi ,Kelmendi , Shkreli ,Kastrati ,  Rranxat e Malesisë, e deri nga Dukagjini me Mehmet Shpendin ne krye. Me ketë kryengritje ishin soldarizuar edhe Shkodra , Nenshkodera , Mirdita ,Lezha ,por edhe  Kosova martire me  të flaktin atdhetar Isa Boletinin e tjer..Një kontribut të rendesishem per keto ditë historike kanë  dhënë edhe korifenjët e pavaresisë së Shqiperisë Luigj Gurakuqi ,Ismail Qemali e tjer..Kryengritja antiotomane vijojë 133 dite (24 mars – 4 gusht) me “kulmet” e saj ; ngritjen e Flamurit kombetare , Memorandumin  e Greçes (23 qershor 1911) dhe sensibilizimin e Europen së  kohes e më gjërë.. Kryengritja kishte edhe  vemendjen e  mediave te shkruara nderkombetare , të cilat me dashje apo pa dashje  “rikonfirmuan” se shqiptaret nuk janë “tretur”ndër shekujt aziatik ,por kanë qendruar europian, siç i kishte falur krijuesi të paret në keto troje..

Nderë  e lavdi të gjithë atyre që benë ketë histori  të lavdishme  shqiptarie , histori që na bënë krenarë per jetë të jeteve…

Previous Post

Zgjedhjet presidenciale – 7 subjekte, 10 qëndrime

Next Post

102 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe e vitit 1911 – nga Sytki Ndrecaj

Next Post

102 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe e vitit 1911 - nga Sytki Ndrecaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org