• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Dinoshë: Shkopinjtë e policisë thyen bllokadën e protestuesve (video)

21 Mars, 2013
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dinoshë, Malësi (22.03.2013) 02:35 – Rreth mesnatës policia përdori shkopinjtë për të hapur rrugën e cila ishte e bllokuar që dy ditë.

Ishin rreth 20 veta, kryesisht të rinj, të cilët nuk pranuan të largohen edhe pas marrëveshjes e cila u arrit në mes të përfaqësuesve të qeverisë, kryeqytetit, vendasve që po protestonin dhe familjarëve të së ndjerës Lulgjuraj.

Ata nuk pranuan të largohen edhe pas kësaj marrëveshje të përkohshme, që nënkuptonte lejimin e vendosjes së arkivolit me trupin e të ndjerës në Kishën pranë varrezave ku nesër do të kryhet funerali e që më pas të ulën të gjitha palët për gjetjen e një kompromisi.

Ishin një grup i vogël të cilët nuk pranuan të largohen deri sa policia theu kordonin duke i shtyre dhe përdorur shkopinjtë. Protestuesit pastaj gjuajtën në drejtim të policisë me gurë.

Familjarët Lulgjuraj kaluan në drejtim të varrezave dhe vendosen arkivolin brenda në Kishë.

Rreth 45 minuta pas mesnate në afërsi të varrezave erdhën disa xhipa plot policë, sipas gjase për të ruajtur familjarët nga ndonjë sulm i mundshëm. /MALESIA.ORG/

_____________________________________________________________

Propozohet që funerali të kryhet të premten

dinoshe-incidenti-mars-04Dinoshë, Malësi (21.03.2013) 22:51 – Funksionari i UDSH-së dhe ish ministër i pakicave, Hamdi Hasani, u drejtua vendasve që të mos ngrijnë tensionet dhe të tregojnë se shqiptarët nuk ndahen në baza fetare, ashtu si disa duan të na shohin.

Në Dinoshë kanë përfunduar negociatat në mes të përfaqësuesve të Qeverisë, kryeqytetit, vendasve që po protestojnë dhe familjarëve të të ndjerës e cila ishte dashur që sot të varroset.

Hasani më herët kërkoi nga protestuesit të largohen nga rruga dhe të lejojnë që familjarët të vendosin arkivolin me trupin e të ndjerës në kapelën e varrezave.

dinoshe-incidenti-mars-05Hasani sqaroi vendasve se në negociata është propozuar që nesër të lejohet pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja funeralit, kurse të hënën përfaqësues të Komunës urbane të Tuzit, bashkësisë lokale dhe përfaqësues të Dinoshës të bisedojnë me administrues të kryeqytetit për të gjetur një zgjedhje në lidhje me këtë problem.  Megjithatë deri me tani, protestuesit vendas nuk pranuan propozimin.

Në Dinoshë gjendet një numër i madh i qytetarëve nga krejt Malësia. Gjithashtu vërehet numër i madh i policëve.

Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosa – Kjo është primitivizëm dhe anticivilizim

Mugosa tha se Kryeqyteti nuk është institucion i cili mund të lejoj apo ndaloj dikë që funerali të kryhet në varrezat pranë Kishës Katolike në Dinoshë, por detyra e organeve shtetërore dhe kryeqytetit është që të siguroj komunikacion të lirë e të sigurt si dhe të parandaloj uzurpimin e vendeve publike, në këtë rast të Kishës dhe të varrezave.

“Për fat të keq ky është konflikt mbi baza fetare, mes të afërmve të ngushtë, vëllezërve dhe kumbarëve. Kjo që po ndodh është primitivizëm dhe anticivilizim  i madh dhe është e pakuptueshme sjellja e këtyre njerëzve. Në Mal të Zi gjithmonë janë respektuar ritet dhe funeralet, pa marrë parasysh feja apo kombësia”, tha Mugosa.

Ai shtoi se tashti akuzojnë Kryeqytetin si fajtor, por fajtor janë ata vet që nuk mundet të merren vesh. /MALESIA.ORG/

__________________________________________________________
Përsëri tensione në Dinoshë!

dinoshe-incidenti-mars-01Dinoshë, Malësi (21.03.2013) 18:18 – Incidenti që ndodhi muajin janar në Dinoshë, pran Kishës Katolike të Shën Mhillit dhe varrezave që ndodhën aty, po vazhdon duke u përshkallëzuar.

Ngjarja e re, situatë e zymtë, nisi natën në mes 19 dhe 20 marsit kur persona të panjohur lëvruan tokën jashtë varrezave të rrethuara dhe kështu bllokuan qasjen te varrezat. Kjo duket u bë nga po të njëjtit që protestuan në janar dhe po protestojnë nga dje pran varrezave.
Një grup, vendas të Dinoshës, të besimit islam, protestuan dje dhe vazhdojnë dhe sot duke bllokuar rrugën që çon te hyrja e varrezave.
Kjo sipas tyre, me qellim për të ndaluar familjen Lulgjuraj të pranojnë ngushëllimet pran varrezave në Kishën e Shën Mhillit, me arsyetimin se familja Lulgjuraj aty nuk i ka varrezat familjare dhe se nuk janë vendas, prandaj, dhe e kanë të ndaluar të pranojnë ngushëllimet aty.
Deri në këto momente, arkivoli me trupin e të ndjerës Lulgjuraj nuk po lejohet të futet në Kishë.

Ende nuk është arrit asnjë marrëveshje, ku të dyja palët nuk luajnë nga qëllimet e veta.
Familjarët Lulgjuraj janë të vendosur që aty sonte dhe nesër të pranojnë ngushëllimet, kurse në tjetrën anë grupi i vendasve nga Dinosha të vendosur që aty mos të këtë hatër.

Në vendi ku po zhvillohet kjo ngjarje janë bashkuar qytetarë nga të gjitha pjesët e Malësisë ku është prezent edhe një numër i konsiderueshëm i policisë. Aty në orët e pasdites mbërrini edhe ministri i punëve të brëndshme, Rasko Konjevic.

Gjendja është mjaft e tensionuar dhe në frikë që situata mos të dalin krejtësisht kontrollit.

Nuk jemi ata që duhet vlerësuar situatën por gjithsesi është një situatë që nuk i shkon në favor asnjë malësori që veten e ndien shqiptarë. Është vërtetë për të ardhur keq dhe e turpshme për gjithë Malësinë.

Shpresojmë se ndërgjegjja dhe mirëkuptimi të lindin në kokat e atyre që po i shërbejnë kësaj situate, të ulin tensionet e të rregullojnë mospajtimet ashtu si na ka hije, si vëllezër të një gjaku. /MALESIA.ORG/

foto:vijesti
Previous Post

FDI thërret në bojkot të zgjedhjeve

Next Post

Shqipëria na bën krenarë, fiton në mes të Norvegjisë

Next Post

Shqipëria na bën krenarë, fiton në mes të Norvegjisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org