• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

KNSH organizon manifestim me rastin e Ditës së Mësuesit

6 Mars, 2013
in Të Ndryshme
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizon manifestim me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Manifestimi do të organizohet me 7 Mars në Qendrën për Kulturë në Ulqin me fillim në ora 19.

 

 

 

7 marsi, festa shqiptare e mësuesit. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të parës shkolle shqipe të Korçës e cila u themelua me 7 mars 1887.

Për të arritur deri tek ditët e sotme, pra që 7 marsi, apo ndonjë ditë tjetër, që kujton shkollën tonë shqipe, zanafillën dhe lindjen e saj, është dashur shumë kohë, kohë lufte e përpjekje të pa ndërprerë nëpër shekuj, për të mbijetuar gjuha jonë, kultura, historia, të zënit e shkrimit dhe këndimit shqip, mbijetesën tonë kombëtare etj.
Armiqtë tanë na e mohuan gjuhën, shkrimin, kulturën, historinë, etnogjenezën, folklorin, kostumografin, toponimet, pagëzimet… duke na i zhdukur e duke i përvetësuar ato për vetën e tyre! Shumë nga manastiret dhe objekte tjera të kultit tonë, sot janë të zhdukura, ose përvetësuara nga pushtuesit tanë turq, serb, malazias, grek, bullgar etj. Gëzon fakti që populli ynë ka qenë lidhur për gjuhës, historisë dhe tokës së vet me rrënjë, po sikur lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri tek ditët e sotme. Jo pak popuj të globit tonë kanë tjetërsuar gjuhën, kulturën dhe historinë e vet, kanë tjetërsuar gjenezën nën presionin e pushtuesve dhe kolonizatorëve të shumtë gjatë shekullit të kaluar!

Populli shqiptarë, që nga lashtësitë, rrethuar me luftëra shekullor Iliro-Romake, Bizantine- mesjetare, gjysmë mileniumi luftë kundër Perandorisë Otomane e po aq e gjatë rezistenca jonë kundër lubive shoviniste Greko- Serbe.

Edhe sot e gjithë ditën, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që u dogjën për t’i shndritur rrugët e gjuhës sonë të ëmbël, rrugët e shkronjave tona të bukura, rrugët e përparimit dhe edukimit të popullit tonë si: Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Todhri, Kazazi, Negovani, Luarasi, Logoreci, Derada, Mjeda, Frashërinjtë, Fishta, Noli e dhjetëra figura- ikona të gjuhës së ëmbël shqipe Të cilët themelet e gjuhës sonë i njomen edhe me gjakun e tyre!

Ai, dhe vetëm ai popull, që është i ngritur, i vetëdijshëm dhe i arsimuar di se ç’kërkon, di të luftojë, dhe di të fitojë lirinë e vet.
shkruan: Mehmet Bislimi

Previous Post

Iniciativa Qytetare nuk do të përkrahë Vujanovic-in

Next Post

Intervistë ekskluzive me z. Ilir Qorri, specialist i marrëdhënieve me BE-në

Next Post

Intervistë ekskluzive me z. Ilir Qorri, specialist i marrëdhënieve me BE-në

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org