• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Kolë Lulgjuraj inicion nismën për vendosjen e bustit të Skënderbeut në oborrin e shkollës në Triesh të Malësisë

10 Shkurt, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kolë Lulgjuraj, këshilltari i SNP-së (PSP) në Kuvendin e Podgoricës, në një deklaratë për medie thekson mungesën e lapidarëve të personaliteteve të dalluara historike në Malësi por edhe iniciativa konkrete në këtë drejtim. Ai në këtë deklaratë njofton se ka nisur iniciativën e ngritjes së bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në oborrin e Shkollës Fillore në Triesh, që mban po të njëjtin emër.

Ngritja e permendoreve  dhe vendosja e lapidarëve personaliteteve të dalluara historike në teritorin e Malësisë, është mungesë konstante, pasi që ato gjithënjë mungojnë në këto hapësira. Për fat të keq, mungojnë edhe inisiativat konkrete në këtë drejtim,  në radhë të parë nga strukturat përfaqësuese, qoftë në pushtetin lokal apo nga ai në nivelin më të lartë. Aq më parë duke dijtur se të rralla janë institucionet publike të cilat mbajnë emrin e personaliteteve të tillë  historik, por në këto treva kryesisht ekzistojnë emra dhe data  lidhur me ngjarje dhe personalitete nga periudha e monizmit. Njëra ndër institucionet e rralla, ose më mirë të them e vetmja,  që mbani emrin e  heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, është shkolla fillore  në Triesh , e cila me krenari mban emrin e kryetrimit shqiptar në luftën kundër perandorisë otomane. Është për të ardhur keq  që pikërisht  kjo është ndër shkollat e  vetme në Mal të Zi e cila mban emrin e një personaliteti por nuk është ndërtuar busti i tij në oborrin e shkollës. Aq më keq, kanë munguar gjithënjë inisiativat  konkrete në këtë drejtim. Duke marur para sysh këto fakte, PSP, respektivisht këshilltari i saj në Kuvendin e Podgoricës,  Kolë Lulgjuraj, ka inicuar pranë komisonit përkatës në Kryeqytet nismën për vendosjen e bustit të Gjergj  Kastriotit Skenderbeut në oborrin e  kësaj  shkolle apop në hyrje të saj, pasi që është koha që pas  afro pesëdhjetë viteve të plota që mban emrin e heroit tonë kombëtar të vendoset busti i tij në këtë institucion edukativo arsimor, si njëra nga shkollat më të vjetra  në trevën e  Malësisë dhe më gjerë.Në kontaktet që kam zhvilluar me përfaqësuesit e komisionit përkatës  në Kryeqytet, kamë fituar premtimet për nevojën e ngritjes së këtij busti, pasi që emrin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, e mbajnë institucione dhe sheshe publike  në qendra të mëdha , jo vetëm të banuara me shqiptar por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë. Do të ishte e domosdoshme  që këtë inisiativë, ta mbështesin  me votat dhe angazhimet e tyre edhe përfaqësuesit e strukturave tjera politike në , duke filluar nga KU e Tuzit dhe Kuvendin e Kryeqytetit, ngjashëm sikur përfaqësuesit e PSP të  Malit të Zi, përfundon deklarata e Lulgjurajt. /Malesia.Org/

Kolë Lulgjuraj, funksionar i lartë i PSP të malit të Zi dhe këshilltar  i kësaj partie në Kuvendin e Kryeqytetit (06.02.2013)

Previous Post

U zhvillua darka humanitare e Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”

Next Post

Karnavali “KORET” 2013 – Vallëzim nën Maskë (foto)

Next Post

Karnavali “KORET” 2013 – Vallëzim nën Maskë (foto)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org