Përfaqësuesi i koalicionit shqiptarë “Forca për Bashkim”, Vasel Sinishtaj, ka kërkuar nga kryeministri, Milo Djukanovic që me autoritetin e vetë të ndikoj në organet kompetente dhe deri në fund të marsit të shpallet data e referendumit në të cilin qytetarët e Malësisë do të vendosin për statusin e Malësisë, njofton RTCG.
Sinishtaj në letrën e hapur drejtuar kryeministrit ka theksuar se nga shpejtësia e zgjidhjes së çështjes së referendumit konsultativ do të varet raporti i mëtejmë i partive shqiptare ndaj Qeverisë, pastaj ndaj ndryshimeve kushtetuese në pjesën e gjyqësorit dhe ndaj zgjedhjeve presidenciale.
Sinishtaj i ka përkujtuar Djukanovic-it, se në fushatën parazgjedhore në Tuz ka premtuar mbajtjen e referendumit për Komunën e Malësisë.
Në letrën dërguar kryeministrit, Sinishtaj përkujtoj se klubi i partive shqiptare në gusht të vitit të kaluar ia ka dorëzuar Kuvendit propozimin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial dhe njëkohësisht ka propozuar studimin e qëndrueshmërisë për Komunën e Malësisë. /Malesia.Org/

