• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Koha ëshë aio që shëron çdo plagë – Besnik Gjonaj

12 Janar, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

I nderuari z. Zenka, pasi që e mora të drejtën nga kolona e katërt siç e quani Ju, po ju përgjigjem shkresës Tuaj “Ra kjo gjamë e u pamë”. Do t’ju përgjigjemi edhe pse në shumë nga këto pyetje që po i shtroni Ju në këtë tekst, u prgjigjem gjatë kampanjës së kaluar. I nderuar çështja kombëtare nuk mbrohet me muskuj, sepse për nga muskujt Shvarsenegri ishte shumë i njohur, por muskujt nuk i ndihmuan të jetë i suksesshëm në politikë. , Nuk e kemi të qartë nëse Ju e kuptoni se biznesi me të cilin jeni duke u marre kohët e fundit quhet “politikë” e politika është një zanat shumë serioz, më tepër se sa mendoni Ju. Në bazë te tekstit që e lexuam, krijojmë përshtypjen se Ju ishit të sigurtë në monopolin politik që kishit krijuar për t’u shërbyer politikave antishqiptare. Jo zotri, sikur ti kishe hapur veshët dhe ta dëgjoje kampanjën Tonë, ne ju paralajmruam konkurencën nga të dy koalicionet tjera të ashtuquajtura shqiptare, në vend që ta dëgjoje me vëmendje Kryetarin e Aleancës Rinore, i cili të paralajmëroi se edhe këta të tjerët janë sherbëtorë sikurse ishit edhe Ju, Ju e sulmuat Atë duke bërë një gabim fatal strategjik sepse u krijove hapësirë këtyre dy koalicioneve të tjera të konkurojnë Ty, duke garuar drejt PDS-së. Ishte ky gabim që bëtë sepse Ne nuk ishim pjesë e asajë gare, përkundrazi Ne ishim dhe mbetëm kundërshtarët e vetem politik të PDS-së nga ana e shqiptarëve në Mal të Zi.
Tani do të mundohemi t’ju përgjigjemi disa pyetjeve të cilat juve po iu krijojnë paranojë!*
Shtroni pyetjen: “përse u paraqit kolona e katërt në zgjedhjet e kaluara”: kolona e katërt nuk ishte krijesë e CIA-së as e SHIK-ut, por as e ANB-së dhe Boro Viçiniqit për të cilin Ju keni votuar. Kolona e katërt doli në skenë pas një pune shumë të gjatë të patriotëve dhe intelektualëve, si këtu, po ashtu edhe në Diasporë të cilët kishin për qëllim eliminimin e kolonës së pestë, të cilës si pas mendimit Tonë i takonit Ju dhe të cilës iu bashkangjiten edhe këto dy koalicionet tjera.

E vërtetë është se Aleanca Rinore nuk arriti sukses në këto zgjedhje për sa i përket numrit të votuasëve, por Ajo humbi zgjedhjet duke fidhuar betejën e cila do të zgjasë, por populli shqiptar do t’a kuptojë se kush po i mbronte interesat e tij dhe rezultatet e para të betejes janë eliminimi Juaj nga posti i deputetit që e kishit rezervuar për PDS-në. Koha po e tregon se kush ishte i sinqertë. Neve ishim të vetmit që zhvidhuam kampanjë kundër PDS-së dhe kundër të gjithë Juve që i shërbyet dhe po i shërbeni atij. Sa për sqarim tani PDS u ka lodër në dorë të gjithëve dhe ai çdo herë do të ju japë përparësi demagogëve që dinë të manipulojnë masën e kjo ishte edhe arsyeja përse PDS i themeloi partitë “shqiptare”. Ta themi të vërtetën, Ne kemi simpati ndaj jush sepse të përjetojmë si një patriot të manipuluar, këtë patriotizëm e treguat disa herë në parlamentin e Malit të Zi dhe kjo është e mjaftueshme që PDS të orientohet nga këto dy koalicionet tjera që e dëshmuan të kundërten duke u shëndrruar në servil jo – kurrizor. Përsa i përket suksesit për të cilin folët Ju gjatë qeverisjes suaj me PDS, ju tregojmë Ne se cili ishte: ju e patët ministrin e pakicave në qeveri për ti treguar Bashkësisë ndërkombëtare se Mali i Zi ishte shembull për respektimin e të drejtave të pakicave. Duket se ju sikur të mos jetoni në Mal të Zi kur kishit postin e ministrit sikur ti mbydhnit sytë e të mos shifni gjendjen e mjerueshme të Ulqinit, Plavës e Gucisë, Malësisë, harruat që ky pushtet po na plaçkiste pronat; na ndalonte flamurin; diskriminonte në arsim; na burgoste si terrorista; ndalonte të drejtën e vetëqeverisjes lokale dhe me praninë Tuaj në qeveri u zvogëlua numri i përfaqësuesëve shqiptar në Parlament.
Për dallim nga Ju z. Zenka, koalicionet tjera nuk po lavdërohen që janë pjesë e pushtetit antishqiptar, por po mundohen të gjejnë mënyra që ta arsyetojnë veten se për se hynë në këtë koalicion qeverisës, por Ne jemi më se të sigurtë se përgjigja më e mirë do të jetë ajo që do të vijë nga populli, e populli do t’i dënojë së shpejti edhe këta sikurse ka filluar t’ju dënojë edhe juve.

Besnik Gjonaj Kandidat në listën e ARSHsë dhe zëdhënës i FDIsë

Previous Post

6% e shqiptarëve votuan në referendum për komunën e Gucisë – Parregullsi të mëdha gjatë votimit, ankohen subjektet politike shqiptare

Next Post

Analiza e CIA-s: Në vitin 2035 trojet shqiptare të bashkuara

Next Post

Analiza e CIA-s: Në vitin 2035 trojet shqiptare të bashkuara

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org