• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Në teatrin e hijeve të zeza serbe vazhdojnë shfaqjet fashiste

4 Janar, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

E  kishte  ngritur zërin  e arsyes Shoqata jonë me protesta artistike e me shkresa drejtuar institucioneve  të dy shteteve shqiptare  dhe të organizmave ndërkombëtare që nga viti 2006 duke  alarmuar  për  rrezikun që po i  kanosej  Ballkanit  e  Evropës nga fashizmi sllav. U kishim  afruar këtyre edhe argumente e fakte me rrëfimet rrëqethëse nga   aksioni  famëkeq i  Podgoricës në  shtatorin  e vitit2006. As edhe  një zë i  fuqishëm atëherë i reagimit  nga Tirana e Prishtina. I kishim alarmuar  Evropën  dhe dy  shtetet  shqiptare edhe shumë herë tjera duke  u treguar me fakte e argumente se fashizmi sllav po lulëzon e  forcohet dhe këto alarme  nuk ishin përfillur kurrë.  As alarmi  se po vidhet toka jonë nga Mali i  Zi, as alarmi  se shqiptarëve atje po iu shkelen  të gjitha të drejtat nuk  pati jehonë. As  vizitat  e  tentim takimet me zyrtarë për  këto çështje nuk gjetën jehonë. As letrat tona, protestat artistike e  alarmet se në Kosovën Lindore gjendja  është e tmerrshme nuk krijuan përshtypje në institucionet  tona e në ato ndërkombëtare.

Ne  e  kishim  alarmuar  opinionin vendor, kombëtar  e ndërkombëtar për  rrezikun  nga lulëzimi i fashizmit  sllav, por as reagimet tona e bile as shfaqjet publike  të  këtij  fashizmi  nuk i kanë lënë përshtypje as  qendrave të  vendosjes e  as  institucioneve  të Shqipërisë e Kosovës. Nuk  i  kanë lënë  sepse  Evropa, një pjesë  e  saj  shumë bile,  e kanë përkëdhelur me shekuj  Serbinë e Malin e Zi .Kjo  ka bërë  që në  teatrin e hijeve të zeza serbe vazhdojnë shfaqjet fashiste dhe të  kërcënohet paqja  e brishtë  në Ballkan. Përkëdheljet  e një  pjese  të Evropës “ua kanë  bërë me sy” Serbisë e Malit  të Zi  që   të  vazhdojnë  me shfaqjet   kobzeza dhe ato vazhdojnë  duke  treguar  se  ishin  dhe mbesin  kundër çdo gjëje  shqiptare. Ishin  dhe mbesin kundër  lirisë dhe paqes. Ishin dhe mbesin hije të zeza  dhe  të vazhdojnë me shfaqjet fashiste e plot  urrejtje  në trojet shqiptare e  gjithmonë kundër çdo gjëje shqiptare.

Edhe   një  herë  të drejtohemi  Evropë  kujdes nga fashizmi  sllav. Edhe  një herë Ju  drejtohemi  Institucione të Shqipërisë e Kosovës dhe  gjithë  liderëve,veprimtarëve  e Shoqatave shqiptare kudo janë bashkohuni e   të bëhemi zë  i  Malësisë dhe  i Kosovës Lindore.

Rrahman  Jasharaj, zëdhënës dhe  koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi  e Madhe “Martin  Dreshaj” 

Previous Post

OJQ “Koha Jonë” edhe këtë vit shpërndanë dhurata për fëmijët (foto)

Next Post

Masakër politike etnike në Plavë-Guci (!)

Next Post

Masakër politike etnike në Plavë-Guci (!)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org