• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministria e arsimit: Flamuri shqiptar i ndaluar në shkolla

20 Dhjetor, 2012
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nxenesit e Gjimnazit "25 Maji" festojne 28 NentorinDrejtoria e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz ka shkelur ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, pasi me 28 Nëntor nuk parandaluan festimin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që organizuan nxënësit e kësaj shkolle duke valëvitë flamuj shqiptar. Kjo ishte deklaratë e publikuar në gazetën Vijesti dhënë nga ministria e arsimit dhe sportit.

“Në përputhje me ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare është i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në mënyrë që ato të shprehin identitetin e tyre etnik. Përdorimi i simboleve është i ndaluar pranë apo brenda ndërtesave të organeve që ofrojnë shërbim publik”, tha zëdhënësja e kësaj ministrie Vesna Gajevic.

I pyetur për këtë rast, drejtori i Gjimnazit “25 Maji” Semir Laleviq deklaroi se nuk ka pasur kurrfarë festimesh të pavarësisë së Shqipërisë dhe as flamuj shqiptar brenda në shkollë, shkruan Vijesti.
Ata po ashtu shkruajnë se mbas dërgimit të fotografisë e cila dëshmon se kishte festim ku shihen flamujt shqiptar, Laleviq nuk u përgjigj më në telefon.

Nxenesit e shkolles fillore "Mahmut Lekiq" festojne 28 NentorinDrejtori i shkollës fillore “Mahmut Lekiq” Nikollë Dukaj për të njëjtën gazetë ka thënë se nuk kanë organizuar festimin e 28 Nëntorit por gjithashtu ka shtuar se drejtoria e shkollës nuk mund të i ndalin nxënësit të mbajnë flamuj kur ata dalin jashtë shkollës.

Siç u njoftuam nga disa nxënës të shkollës fillore, të cilët do të i mbajmë anonim, ata mbas festimit të cilin kishin bë në oborrin e shkollës dhe parakalimit nëpër qendër të Tuzit me flamuj shqiptar, u “porositën” nga drejtori që këtë mos ta përsërisin kurrë më. /Malesia.Org/

Previous Post

Inspektori arsimit ka marrë në pyetje mësimdhënësit e SHF “Bedri Elezaga” – Reagon Forca

Next Post

Rita Ora në Twitter: Pema e Krishtlindjeve në Shqipëri gjigante

Next Post

Rita Ora në Twitter: Pema e Krishtlindjeve në Shqipëri gjigante

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org