Njohja e malazezve në Kosovë pastaj shkëmbimi i ambasadorëve
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic përsëriti edhe një herë se pa njohjen zyrtare të bashkësisë malazeze në Kosovë nuk do të ketë shkëmbim të ambasadorëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës.
“Kur kjo të ndodhë, atëherë dy shtetet do të hapin ambasadat” tha Vujanovic gazetarëve në Budva ku po mbahet Samiti i shteteve të rajonit. Në këtë Samit marrin pjesë kryetarët e Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Presidenti i Serbisë nuk mori pjesë në këtë Samit edhe pse ishte i ftuar.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se procesi i njohjes zyrtare të bashkësisë malazeze është në fazën përfundimtare, gjë që është çështje ditësh.
Zyrtarë të Malit të Zi kanë përsëritur shumë herë këtë kushtëzim, që statusi i malazezëve në Kosovë të jetë i definuar në Kushtetutën e Kosovës dhe ata të përfaqësohen në institucionet shtetërore. /Malesia.Org/