• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

LDnëMZ reagon ndaj marrjes në pyetje në polici të nxënësit i cili këndoi shqip

5 Dhjetor, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike në Mal të Zi reagon ndaj rastit që ndodhi në Ulqin kur një nxënës shqiptar u mori në pyetje nga policia për arsye se kishte kënduar në gjuhën shqipe dhe ishte i veshur me bluzë kuq e zi me stemën e Shqipërisë.

Kjo ndodhi me 28 Nëntor në oborrin e shkollës së mesme në Ulqin, kurse një ditë më vonë, me 29 Nëntor nxënësi u mori nga policia për pyetje.

LD në MZ reagoj duke thënë se festimet e shqiptarëve të 28 Nëntorit i kanë penguar pushtetit apo dikujt nga ai pushtet.

“Shqiptarët edhe me këtë rast po vazhdojnë të ndiejnë presionet e pushtetit malazias, që nga mënyrat më të sofistikuara deri te ato më të vrazhdta. Kjo u tregua edhe në Ulqin, kur Policia, nëpunësi i autorizuar i policisë, më datën 29 nëntor 2012,  mori në pyetje – proces nxënësin e klasës IV të Qendrës Shkollore në Ulqin Fatlum Çapriqin, sepse më 28 nëntor 2012, kah ora 19:00, në oborrin e Shkollës, bashkë me shokët e klasës, kishin kënduar këngën Xhamadanin Vija-vija / Është Kosova është  Shqipnia… se ka(në) pas flamurin e Shqipnisë… se shokët kanë pasë majicat me stemën e Shqipërisë… dhe, se pas një kohe, me kërkesën e

Ndihmësdrejtoreshës së Shkollës e kanë ndërpre këndimin…   (“Procesverbali për mbledhjen e informatave nga qytetarët, pa nr., datë 29. 11. 2012 “).

Lidhja Demokratike e dënon këtë akt presioni ndaj nxënësit e nxënësve. Këtë e konsiderojmë akt presioni ndaj shqiptarëve, kulturës së sonë, ndaj historisë shumëshekullore dhe qenies sonë.

Prandaj i lusim kompetentët në Polici që ta analizojnë këtë rast të papresedan dhe sidomos të shikohet pozita e  urdhërdhënësit apo urdhërdhënësve që nëpunësi i autorizuar policor  të marrë në pyetje nxënësin(-t) që ka(-në) kënduar këngë për festën dhe në festën më të madhe të kombit shqiptar, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit”, shkruan në reagimin e këtij subjekti politik. /Malesia.Org/

Kopja e procesverbalit të policisë (dërguar nga LDnëMZ)

 

Previous Post

Abazoviq: Djukanovic, kryeministër antishqiptar (video)

Next Post

Vujanovic përsërit kushtëzimet ndaj Kosovës

Next Post

Vujanovic përsërit kushtëzimet ndaj Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org