• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Adelina lanson këngën e 100-vjetorit – “SKËNDERBE” (video)

16 Nëntor, 2012
in Të Ndryshme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka promovuar hitin e saj të radhës në facebook “Skënderbe”. Kënga paraqet shqiptarët nga periudha e krijimit të tyre si komb dhe deri me sot.

Adelina Ismaili e ka zgjedhur muajin nëntor, muajin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë për të promovuar klipin e saj më të ri “Skënderbe”.

Në faqen zyrtare të Adelinës në Facebook thuhet se kjo është njëra prej këngëve më të mira që këngëtarja ka realizuar ndonjëherë nga ajo.

“Kryevepra shqipe e Divës së muzikës së lehtë shqiptare”, kështu shkruhej në faqen e saj zyrtare të fansave në facebook.

Por, këngëtarja nuk ka bërë të ditur se cilës rrymë i takon kënga deri në momentin kur ta lansoj atë.

Klipi është i tëri i punuar në animacion dhe edhe kësaj radhe ai është punuar jashtë Kosovës dhe është i një stili të ndryshëm, ashtu sikurse di Adelina.

Ajo ka eksperimentuar edhe në këtë rast dhe eksperimenti ka qenë i suksesshëm.

E tëra fillon me kohën romake, për të vazhduar me tej për kohën kur shqiptarët janë bërë mysliman, përipetitë e pavarësisë e deri në ditët e sotme.

Në këtë këtë krijim fantastik vërejmë një gjithpërfshirje të historisë shqiptare, duke filluar nga heronjtë e Ilirisë, si Teuta dhe duke vazhduar me Gjergj Elez Alinë, Princeshën Argjiron dhe legjendën e humanitetit Nëna Terezën.

Express ka biseduar me Adelinën për këtë këngë por këngëtarja ka qenë në vlugun e punës dhe ka thënë se do të përgjigjet ndonjëherë tjetër për këngën dhe idenë për realizimin e kësaj video.

Kënga me t’u lansuar në youtube.com ka pasur rreth 500 klikime.

Vlen të theksohet se Adelina Ismaili ka pasur një sukses konsiderueshëm këtë vit duke filluar me këngën me Faudel dhe për të vazhduar me hitin e saj “Ku ma ke”, që u lansua verën që lamë prapa, po ashtu klip dhe hit i suksesshëm. /G. Express/

Previous Post

Nikollë Gegaj – Të drejtat e pakicave nivel evropian

Next Post

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut

Next Post

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org