• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 5 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Muzeu personal me 30 shekuj histori (video)

13 Nëntor, 2012
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter


Dhjetë vite më parë, në trojet etnike shqiptare të Malesisë së Madhe, në Tuz, do të ngrihej një muze që pa frike mund të quhet një monument autoktonie që pershkruan rreth tre mijë vjet histori. 

Në këtë muze tani gjenden materiale qindravjeçare nga jeta, puna, tradita dhe shpirti i pasur i malësorëve.

Këtë vlerë materiale e shpirtërore të popullit të vetë në mënyrë të veçantë është duke e ruajtur Shtjefën Ivezaj, me profesion fotograf, kurse me pasion etnograf.

Aty ruhen nga pluhuri i harresës shumë vegla shtëpiake, vegla pune, vegla për bujqësi e blegtori, orendi, vegla muzikore, armë, veshje popullore e gjëra të tjera  të vjetra, por të rëndësishme nga etnokultura.

I gjithë ky material i strehuar në këtë muze është rezultat i punës së palodhshme  më shumë se 35-vjeçare të këtij adhuruesi e koleksionisti të madh të etnokulturës sonë.

Do të duheshin libra të tërë për të rreshtuar historitë e këtyre objekteve që nuk kanë të numëruar brenda asaj shtëpie, të vënë ndanë mureve dhe në tokë, secila ka një histori interesante, që të shpien në vitet e hershme të jetesës së Malësisë.

Përveç objekteve me vlera të rralla në këtë muze gjenden edhe elementë të çuditshëm, siç është një kasafortë e ish-burgut famëkeq të Jusovacës.

Shtjefën Ivezaj ka sakrifikuar gjithçka në emër të muzeut. Dhe vitet e pleqërisë së bashku me bashkëshorten aty-aty në moshë, ka preferuar t’i kalojë me sakrificë.

Shtëpinë njëkatëshe me katër dhoma komode, prej vitesh nuk e përdor për t’u rehatuar në ditët që kalon aty, por ia ka lënë relikeve të vjetra.

Shtjefniti është i pari fotograf në kohën e Titos në Tuz, kur biznesi i tij prej zejtari të rrallë, e kishte emërtimin vetëm në shqip, një reklamë që e mban aty ndanë oborrit muze “Foto Ivezaj”!

Por, dhe mbledhësi i parë si etnograf audodidakt; i pari bibliotekar që ka mundur të mbledhë e të sistemojë në njërën prej dhomave plot literaturë në shqip, anglisht, serbisht e gjermanisht ku më së tepërmi janë mbledhur libra dëshmi ku të huajt flasin për shqiptarët.

E gjithë kjo punë përveç indiferencës së institucioneve shqiptare dhe malazezëse ka marrë shumë vlerësime.

Shtjefën Ivezaj mban shumë dekorata, të dhëna që nga ish-udhëheqësi i Jugosllavisë, Tito, e deri tek titulli “ambasador i paqes”.

Dhjetë vite muze mbajnë brenda rreth tridhjetë shekuj histori qytetrimi , ndertimi e zhvillimi, por shpesh edhe mbijetese.

Kjo është risia më e madhe me të cilen ndeshet çdo vizitor i muzeut etnografik te Malesisë, që sa më shumë vite të kalojne aq më shumë do të shndrisë si meteor i shqiptarisë. /Top Channel/

Previous Post

Iniciativa Qytetare – Tuz, kritikon Presidenten Jahjaga

Next Post

Mali i Zi pranohet në Këshillin e OKB-së

Next Post

Mali i Zi pranohet në Këshillin e OKB-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org