• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 25 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Fatmir Gjeka në takim me ministrin Hoxhaj

10 Nëntor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 10 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka.

Pas takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e rregullt me partitë politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe me institucionet e Malit të Zi.

Hoxhaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë e Malit të Zi.

“Dy ministritë tona kanë kontakte të rregullta dhe në baza ditore e javore kemi konsultime për çështje të interesit bilateral. Mirëpo, për ne është më rëndësi që të kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike, e veçanërisht me Partinë Demokratike dhe kryetarin Gjeka”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e ka informuar deputetin Gjeka për progresin në Kosovë, ndërsa me vëmendje e ka dëgjuar për progresin që ka arritur Mali i Zi gjatë këtyre viteve të fundit dhe për pozitën e avancuar që kanë shqiptarët në Mal të Zi.

“Është prioritet i politikës së jashtme të Kosovës që t’i mbështesë, t’i promovojë por në të njëjtën kohë edhe t’i forcojë pozitat e shqiptarëve në kuadër të jetës institucionale në të gjitha vendet e rajonit. Ky është një mision të cilin ne synojmë ta jetësojmë në baza ditore dhe ky takim ndodhi në frymën e  këtij misioni”, tha ministri Hoxhaj.

Në anën tjetër, deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka, ka vlerësuar progresin që po ndodhë në Kosovë, duke falënderuar për përkrahjen e institucioneve të Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi.

Ai ka njoftuar ministrin Hoxhaj për angazhimet e tij në Parlamentin e Malit të Zi si dhe në kuadër të Qeverisë së Malit të Zi, pjesë e të cilës do të jetë.

“Kemi marrë përkrahjen e plotë edhe nga kryetari i shtetit të Malit të Zi për formimin e Komunës së Malësisë, me qendër në Tuz. Kjo do të jetë komuna a dytë shqiptare në Mal të Zi që është një hap shumë i madh për politikën shqiptare dhe hapat përpara të Malit të Zi”, ka bërë të ditur Gjeka, duke falënderuar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e ofruar.

Ai po ashtu ka shprehur vullnetin që gjatë mandatit të tij në Parlamentin e Malit të Zi, përveç se të shërbejë si përfaqësues i interesave të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, në të njëjtën kohë të kontribuojë në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me Malin e Zi. /Malesia.Org/

Previous Post

Abazoviq: zgjedhja e Gjukanoviqit hap mbrapa për demokracinë

Next Post

Pengjet e Ismail Qemalit – nga Blendi Fevziu

Next Post

Pengjet e Ismail Qemalit - nga Blendi Fevziu

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org