Ky është lajmi më i mirë per treven historike të shqiptarisë , lajmë të cilin Malesia e ka “pritur” prej 100 vitesh , pra prej aq sa ka moshen edhe shteti i pavarur shqiptarë ,në themelet e të cilit ka jo guret ,por shkembinjet më të medhenjë mbi të cilet mbeshtetet vetë ndertesa e shtetit sovran shqiptarë…
Nga NDUE BACAJ
Të pakten prej rreth 20 vitesh Malesia e Madhe është në pritje të lajmit të mirë per tju dhënë titulli honorifik “NDERI I KOMBIT”, nderë të cilin e ka fituar me gjak ,djersë ,mundime e sakrifica të panumerta shumëshekullore me luften e saj per liri , identitet e flamur.. Kerkesat e Malesoreve gjatë ketyre mbi 20 viteve demokraci kanë qenë të vazhdueshme nga intelektual ,studiues ,publicist , gazetar (e rrallë pushtetar,ku veçohet per kontributin e tij zoti Sytki Ndrecaj, N/Prefekti i Malesisë), të cilet me mendjen dhe penden e tyre kanë revokuar historinë madheshtore të shqiptarisë së Malesisë Madhe Etnike .Kerkesa e fundit e muajit tetor (2012) që ju drejtua presidentit Bujar Nishani , beri të mundur që të vihet në qender të vemendjes treva disi të harruar Malesia e Madhe ,per tju dhënë haku në ketë 100 vjetorë të pavaresisë së Shqiperisë.. Inisiatoret e kesaj kerkese janë një grup intelektualesh , studiuesish ,publicistesh , gazetaresh , njerzë të artit e kultures të mbeshtetur nga biznesmeni Dedë Smakaj…Disa nga firmat prestigjoze të kesaj kerkese janë: Sytki Ndrecaj –N/Prefekti i Malesisë Madhe , Rrok Gjelaj –kantautor i njohur ,Dedë Smakaj –biznesmen ,

Rifat Imeri –Gazetarë ,Ndue Bacaj –Publicist, Mimoza Rexhvelaj –poete e tjer…Firmetarë të rendesishem të kesaj kerkese janë edhe intelektualë që jetojnë në trojet e Malesise së mbetur jashtë kufirit politik të Shqiperisë, si doktor Lukë Gjoka , Nikollë Camaj dhe krijuesi i muzeut etnografik të Malesisë zoti Shtjefen Ivezaj e tjer..Gjithashtu inisiator të ketij evenimenti janë edhe disa intelektual me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikes me në krye profesor Lulash Palushaj-n….Tashma nga burime të ndryshme “kofidenciale” mesojmë se presidenti i Shqiperisë zoti Bujar Nishani ka venë firmen mbi dekoraten me titullin më të lartë per treven e Malesisë Madhe “NDERI I KOMBIT”…(Vlen të kujtohet se ky titull edhe para rreth një viti “xhironte” në ambientet e presidences të ish presidentit Bamir Topi , i cili deshtoi në ketë mision , pasi kerkoi ta perdorte politikisht…).
Cermonia e dorzimit të titullit “Nderi i Kombit” pritet të bëhet pak ditë para 28 nentorit. Nenprefekti i Malesisë së Madhe zoti Sytki Ndrecaj ,(si zyrtari më i lartë i kesaj treves) do të ketë fatin të marrë në dorzim nga presidenti i republikes ketë dekoratë me titullin më të lartë ….
Me këtë rast menduam të japim një “Curriculum” të shkurter të “Nderit të Kombit” :
A.Histori qytetrimi…
Trojet e Malesisë Madhe janë banuar prej mijera vitesh nga fisi Ilir i Labeateve ,dhe (pjeserisht) nga ai i Diokleateve . Në keto troje rrezatuan qytetrime ilire me te cilat ndonse sot janë rrenoja krenohemi , si ; Meduni (kryeqyteti rezervë i Ilirisë) , Dioklea ,qender e rendisishme administrative e urbane ,Qyteza apo Kalaja e Marshenjit , Qyteza e Hotit , Qyteza -Ipeshkevi e Ballezes , Vranina , Fortesa Klementiana ??, Qyteza e Dinoshes e tjer..
B. Një vemendje historike në rrugetimet heroike të Malesisë Madhe per liri , identitet e flamur …
Ketë “vemendje” historike me ketë rast menduam ta kalojmë si në revistë dhe ta fillojmë disi “vonë”…Konkretisht me dinastinë famemadhe shqiptare të BALSHAJVE ,e cili formoi trajtat e një shteti etnik shqiptarë në gjysmen e dyte te shekullit XIV dhe fillimet e atij të XV. Kjo dinasti sipas studiuesve kompetent ,dhe dokumenteve të Vatikanit ishte me origjine nga Ballaza e Rrjollit. Kjo dinasti dallohet edhe në luften heroike nderballkanike kunderosmane të vitit 1389 ,por edhe në luften kunder pushtuesit venedikas..Balshajt dhe qendra e tyre Balleza qenë te rendesishme edhe per periullen e lavdishme të Gjergj Kastriotit –Skenderbe ,të cilen e kishte vizituar vete prijesi i legjendar shqiptare ne vitin 1448..
Në vitet e lavdishme të Gjergj Kastriotit 1443-1468 ,por edhe ne vitet 1468-1479 ,kur luftohej me emrin e tij ne mbrojtje te Arberise dhe vetë Europes se kohes nga invazionet turko-osmane ,Malësia e Madhe kishte të angazhuar qindra luftetarë kembësorë dhe kalores ,si dhe oficer e kapedanë trima.
Edhe mbas pushtimit osman Malesia e Madhe ishte votra prush-pashuar e lirisë ,identitetit e flamurit të Gjergj Kastriotit.. Ishte kjo qendresë e ky heroizem që zgjoi interesin e Europes së kohes e cila lidhi aleanca , zhvilloi kuvende dhe beteja të perbashketa luftarake me trimat Malesorë-shqiptarë. Kujtojmë (per ilustrim) Kuvendin e Kuçit 1614 dhe betejat kunderosmane të malesoreve së bashku me perandorinë Austro-hungareze gjatë gjysmes dytë të shekullit XVII dhe asaj të shekullit XVIII , ku viti 1689 ështe simboli i ketyre bashkepunimeve heroike në mbrojtje të lirise e identitetit tonë Europerendimorë… Gjysma e dytë e shekullit XVIII do të shenonte një eveniment të rendesishem të trojeve tona ,pasi pinjolli famemadh i Bushatelinjeve ,Karamahmud Pash Bushatliu i mbeshtetuer fort nga trimat Malesorë me 2 prill 1786 do të themelonte “Konfederaten Ilirike” të njohur nderkombetarisht ,me kufije Etnik të Shqiperisë së Mesme , të Veriut e më gjerë . Kjo konfederatë fitoi trajtat e një shteti autonom ,edhe pse në kundershtim e luftë me perandorin pushtuese Osmane.. Lidhja e Prizrenit (1878-881) ,do të kishte në frontin e saj të parë prijesit Malesorët me në krye prijesit e tyre Dedë Gjon Lulin , Smajl Martinin , Baca Kurtin , Çun Mulen , Dodë Preçin , Vat Marashin , Ujk Gilen , Zyber Bajraktarin etjer..
Lufrat per mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plaves ,Gucisë , Triepshit, Grudes , Hotit , Ulqinit e më gjerë nga vendimet famëkeqia të kongresit të Berlinit (1878) janë një epope në vehte e gjakut dhe sakrificave të malesoreve të udhëhequra nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.. Por Epopeja lavdi-plote ,ose kurora e luftrave dhe perpjekjeve shekullore per liri ,autonomi e flamure ështe kryengritja kunderosmane e vitit 1911 ,e cila per herë të parë me 6 prill (1911) valviti të lirë në driten e diellit Flamurin kombetarë të Gjergj Kastriotit në majen e Deçiqit..Ndersa në pllajen e mrekullueshme të Greçes së Kelmendit (23 qershor 1911) u formulua memorandumi i autonomisë substanciale ,memorandum i cili kishte edhe mendjen e zemren e korifenjeve të atdhetarisë Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali (protagonist të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912)..Por Malesia nuk ndalet ketu ,ajo ishte një faktorë i rendesishem ne luftrat mbrojtese nga shovenet fqinjë e më gjerë 1913 -1920 (veçanarisht Lufta e Koplikut 1920) ,si dhe lufta antifashiste (1939-1944). Por Malesia e Madhe ishte e para në Europë ,ajo që kundershtoi me armë instalimin e shtetit komunist…Kujtojmë kryengritjen e parë antikomuniste të vitit 1945 ,por edhe rezistencen gjate 46 viteve diktaturë bolshevike. Malesia e Madhe ishte edhe ndër të parat treva të Shqiperisë që perkrahu e “luftoi” me votë në vitin 1991 e vazhdim per fitoren e demokracise mbi komunizmin dhe trashigimin e tij…
Malesia si “shperblim” deri tani ka pas marrë nga Europa (Plakë) ndarjen pergjysem ,ndersa nga shteti shqiptarë indiferencen…
Titulli “Nderi i Kombit” per Malesinë , shpresojmë se do ti paraprijnë edhe vlersimit të korifenjeve të saj të shqiptarisë Dedë Gjon Lulit me shokët e tij të atdhetarisë…
Malesi e Madhe 02 nentor 2012