Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:30 në Hakshabanaj afër Tuzit, erdhi deri te një grindje verbale në mes të M.C. (72 vjeç) dhe Gj.C. (63 vjeç) me ç’rast M.C. e sulmoj me thikë bashkëvendësin e tij, njoftojnë nga qendra policore.
Dyshohet se ai me thikë i shkaktoi dy plagë të rënda, njërën në gjoks dhe tjetrën në bark.
I plagosuri u dërgua në qendrën spitalore në Podgoricë kurse mbas një kërkimi të shkurtë nga policia, M.C. u arrestua pranë shtëpisë së tij në Spijë, ku ai iu dorëzua policisë, njoftojnë mediet. /Malesia.Org/