Në orët e pasditës ka mbërritur në Tiranë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkic, i cili nis nesër agjendën e tij me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Në aeroportin e Rinasit, Mrkic është pritur nga një protestë e Alencës “Kuq e Zi”.
Protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”.
Aleanca “Kuq e Zi” ka deklaruar edhe më pare që shteti shqiptar duhet të kushtëzojë çdo marrëdhënie me Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nesër Mrkic do të pritet nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti. Pas këtij takimi të dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e diplomave universitare të studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilët studiojnë në shkollat e larta të Shqipërisë, transmeton RTK.
Gjithashtu, ministri serb do të pritet në një takim edhe nga kryeministri Sali Berisha.
AKZ paralajmëroj protesta edhe për neser para kryeministrisë.