Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka ka deklaruar se ‘rregullat e reja në ligjin zgjedhor’ janë ‘diskriminim klasik ndaj shqiptareve’.
’Me 12000 vota kemi vetëm dy deputetë, kurse me ligjin e mëparshëm do të kishim katër. Çka është edhe më e keqja, 3000 votat tona do ju shkojnë partive që nuk janë shqiptare’, ka thënë Zenka, shkruan Vijesti.
Poashtu mësohet se UDSH do te ankohet pranë të gjithave institucioneve shtetërore por edhe ndërkombëtare.
CEMI: UDSH nuk ka të drejtë për ankesë
Drejtor i programit të Qendrës për monitorim (CEMI) Zlatko Vujoviq tha se Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), nuk ka vend për ankesë në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, të cilat në zgjedhje fituan 2852 vota dhe nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit.
Ai, për portalin Vijesti vuri në dukje se UDSH nuk ka të drejtë për ankesë, “jo për shkak se a është e drejtë apo jo, por sepse e tillë është dispozita ligjore në tekstin ligjor”.
“Kjo është një zgjidhje cila për të ashtuquajturin pragun prej 0.7 për qind është kusht që një parti e caktuar politike të hyjë në procesin e ndarjes së mandateve që nuk do të thotë se ajo do të fitojë një mandat. Përparësia e partive shqiptare në raport me partitë e tjera është se rezultatet e tyre janë të përmbledhura në një listë në të cilën poashtu aplikohet formula e Dontit. Nëse herësi nuk përmban, në rastin e tyre tri herë, ata nuk do të fitojnë tre por dy vende siç është rasti kokret”, tha Vujoviq pas konferencës për shtyp të ditës së sodit të CEMI-t. /Ulqini Online/