Iniciativa për nismen e referendumit konsultativ për komunën e plotë të Tuzit do ti dërgohet më së largti deri të hënën kryeqytetit, kështu deklaroi kryetari i Komunës urbane të Tuzit Fadil Kajoshaj.
Në mbledhjen e Kuvendit të komunës urbane të Tuzit këtë iniciativë e kanë përkarahur këshilltarët e PDS-së, UDSH-së, Listës për Tuz, PSD-së dhe Alternativës shqiptare. Të përmbajtur gjatë votimit kanë qenë këshilltarët e PPS(SNP), Lidhjes demokratike dhe Iniciativës qytetare kurse sallën para votimit e kanë lëshuar përfaqsuesit e Partsië boshnjake, shkruan Dan.
Kryetari i KU të Tuzit Fadil Kajoshaj deklaron se sa i përket studimit të fizibilitetit, si bazë mund të merret ai që deputeti Vasel Sinishtaj e ka paraqitur pranë Ministrisë së punëve të brendeshme.
Kohë më parë, deputetet shqiptare ne Parlamentin e Malit te Zi, Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj kane dorezuar ne Kuvendin e Malit te Zi propozimin per ndryshimin dhe plotesimin e ligjit mbi organizimin teritorijal te Malit te Zi. Se bashku me propozim ligjin, ne baze te nenit 32 te Ligjit mbi organizimin territorial te Malit te Zi deputetet dorezuan edhe Studimin/elaboratin mbi arsyetueshmerine e ndryshimit territorial. /Ulqini Online/