Deputeti i Forumit Shqiptar, njëheri nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, së bashku me deputetët Artan Çobi, Ilir Çapuni dhe Mehmet Zenka, kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Propozim-Rezolutën për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.Dokumenti, i protokolluar më 30 tetor 2026, i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandic, me kërkesën që të shqyrtohet dhe të kalojë në procedurën parlamentare.
Nisma është nënshkruar nga katër deputetë: Nikollë Camaj, Artan Çobi, Ilir Çapuni dhe Mehmet Zenka. Camaj, përmes një mesazhi publik, ka bërë të ditur se pret përkrahje të gjerë parlamentare për këtë iniciativë.
“Na u priftë e mbara për të rikujtuar krimet dhe për t’ua siguruar mos-harresën”, ka shkruar Camaj, duke e cilësuar këtë nismë si një përpjekje për të rikthyer në vëmendjen institucionale ngjarjet tragjike të së kaluarës.
Dorëzimi i kësaj rezolute hap rrugën për një debat parlamentar mbi Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera ndaj shqiptarëve, me synimin që këto ngjarje të trajtohen në institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.
Tashmë pritet qëndrimi i deputetëve të tjerë dhe vijimi i procedurës parlamentare.
Malesia.org

Dokumenti i plotë i Propozim-Rezolutës
https://acrobat.adobe.com/id/urn:aaid:sc:EU:1934f4d9-55fd-4842-81b0-cc5808e792ce?fbclid=IwZnRzaAVRfeJleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBWZkaWQWURQa1nbt_G8yYhnRpJj2aGMf8Id5m3NydGMGYXBwX2lkCjY2Mjg1NjgzNzkAAR8TnpMyScBa9h7FB1zRDTun2ykwhT8m606inRK9Y3EeBOKV0iwL1SaHYB_b5g_aem_RObvI1diBo88-MrIYHKHrQ


