• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

IPP “Nënë Tereza” në Tuz shënon Ditën e Kopshtit

26 Tetor, 2026
in Kulturë, Headline
IPP “Nënë Tereza” në Tuz shënon Ditën e Kopshtit
Share on FacebookShare on Twitter

IPP “Nënë Tereza” në Tuz shënon Ditën e Kopshtit, drejtori David Junçaj vlerëson arritjet dhe investimet në institucion

Institucioni Publik Parashkollor (IPP) “Nënë Tereza” në Tuz shënoi Ditën e Kopshtit, një ditë e veçantë kushtuar fëmijëve, edukimit parashkollor dhe përkushtimit të stafit edukativ në krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e të vegjëlve.

Me këtë rast, drejtori i institucionit, David Junçaj, në fjalimin e tij theksoi besimin e prindërve, angazhimin e stafit dhe rëndësinë e edukimit parashkollor, duke theksuar se fëmijët përbëjnë vlerën më të çmuar të shoqërisë dhe të ardhmen e saj.

Ndër arritjet e veçanta të këtij viti, Junçaj ka veçuar hapjen e njësisë së re edukative “Foleja” në Triesh, e cila zgjeron mundësitë për edukimin parashkollor dhe afron shërbimet me familjet e kësaj zone. Ai gjithashtu ka theksuar fitimin e Flamurit të Gjelbër në kuadër të projektit “Eko-Shkolla”, si dëshmi e përkushtimit të institucionit ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe edukimit të fëmijëve për kujdesin ndaj natyrës.

Drejtori Junçaj ka shprehur mirënjohje për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit për mbështetjen dhe investimet në institucion, përfshirë pajisjet e reja kompjuterike, printerët, televizorët, mobiliet për fëmijët dhe adaptimin e pajisjen e kuzhinës. Ai ka falënderuar gjithashtu Komunën e Tuzit, Entin për Shkollim, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, prindërit dhe të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme.

Fjalimi i plotë i drejtorit David Junçaj

Të dashur fëmijë, të nderuar prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë,

Me kënaqësi të veçantë ju drejtohem sot, në këtë ditë të rëndësishme për institucionin tonë, një ditë që na bashkon rreth vlerës më të çmuar të shoqërisë sonë – fëmijëve dhe të ardhmes së tyre.

Çdo vit, kopshti ynë mirëpret fëmijë të rinj, duke dëshmuar besimin e vazhdueshëm të prindërve dhe rëndësinë që familjet i kushtojnë edukimit parashkollor. Kjo përfaqëson një përgjegjësi të madhe, por edhe besimin që prindërit kanë te institucioni ynë.

Ky besim është rezultat i punës dhe angazhimit të përditshëm të stafit tonë, i cili kujdeset me dashuri për mirëqenien dhe zhvillimin e çdo fëmije.

Gjatë këtij viti, institucioni ynë ka shënuar arritje të rëndësishme. Ndër to veçohet hapja e njësisë së re edukative “Foleja” në Triesh, e cila zgjeron mundësitë për edukimin parashkollor dhe afron shërbimet tona me familjet e kësaj zone.

Po ashtu, fitimi i Flamurit të Gjelbër në kuadër të projektit “Eko-Shkolla” tregon përkushtimin tonë ndaj mbrojtjes së mjedisit. Përmes aktiviteteve edukative dhe krijuese, fëmijët mësojnë të kujdesen për natyrën dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Tjetër projekt që zë vend të veçantë në veprimtarinë tonë është “Zhvillimi i qëndrueshëm”, me temën “Mësojmë përmes dramatizimit”, përmes të cilit fëmijëve u krijohen mundësi të reja për të shprehur veten, për të zhvilluar imagjinatën dhe për të zbuluar aftësitë e tyre krijuese. Në këtë projekt përfshihen si fëmijët e çerdhes, ashtu edhe ata të grupeve të kopshtit, duke u dhënë mundësinë të përjetojnë botën e aktrimit në përputhje me moshën dhe mundësitë e tyre zhvillimore. Përmes lojës në role, interpretimit, lëvizjes dhe shprehjes emocionale, fëmijët zhvillojnë komunikimin, gjuhën, vetëbesimin dhe aftësinë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Me gëzim të veçantë sjellim para jush numrin e tretë të revistës sonë “Dielli”, një botim që tashmë është bërë pjesë e identitetit të institucionit tonë dhe një dëshmi e bukur e rrugëtimit tonë të përbashkët.

“Dielli” është më shumë se një revistë – është historia jonë e shkruar me dashuri, një mozaik kujtimesh dhe një pasqyrë e punës, përkushtimit dhe ëndrrave që rriten bashkë me fëmijët tanë.

“Dielli” le të vazhdojë të ndriçojë, duke ruajtur kujtimet e sotme dhe duke frymëzuar ëndrrat e së nesërmes!

Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë stafin edukativ, për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm. Falënderoj prindërit për besimin dhe bashkëpunimin, Komunën e Tuzit, Entin për Shkollim, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi për dhurimin e koleksionit të librave për kopshtin tonë dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë për mbështetjen e vazhdueshme.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, për mbështetjen e vazhdueshme dhe investimet e rëndësishme në institucionin tonë.

Pajisjet e reja kompjuterike, printerët, televizorët, mobiliet e reja për fëmijët, si dhe adaptimi dhe pajisjet e reja për kuzhinë, janë investime konkrete në përmirësimin e kushteve të punës dhe në modernizimin e institucionit tonë.

Të dashur fëmijë,

Ju jeni gëzimi i përditshëm i kopshtit tonë. Me buzëqeshjet tuaja, ju i jepni kuptim punës sonë dhe na kujtoni se fëmijëria është një dhuratë e çmuar. Uroj që çdo ditë në kopsht të jetë për ju një mundësi për të mësuar dhe për të krijuar kujtime të bukura.

Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim që IPP “Nënë Tereza” të jetë një institucion ku çdo fëmijë gjen dashuri dhe mundësi për t’u zhvilluar.

Sepse fëmijët janë drita e së ardhmes sonë, ndërsa detyra jonë është t’ua ndriçojmë rrugën me dije dhe dashuri.

Në emër të IPP-së “Nënë Tereza”, si dhe në emrin tim personal, ju uroj gëzuar Ditën e Kopshtit!

Drejtor

MSc David Junçaj

Tags: David JunçajKopshti Nënë Tereza
Previous Post

Shqiptarët në Serbi sigurojnë dy mandate, Vuçiqi pëson humbje historike ndaj Listës Studentore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org