• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Apeli i krerëve fetarë pas takimit me presidentin Begaj: Qytetarët të dëgjohen, palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin

19 Tetor, 2026
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Apeli i krerëve fetarë pas takimit me presidentin Begaj: Qytetarët të dëgjohen, palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat në kryeqytet.

Në deklaratën e tyre ata kanë bërë thirrje që palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin.

“Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi frikën, shkatërrimin dhe përçarjen, por mbi dinjitetin, besimin e ndërsjellë dhe vullnetin për të gjetur zgjidhje paqësore.

Me përulësi i drejtohemi të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin dhe përgjegjësinë mbi përshkallëzimin, duke vendosur mbi çdo interes të ngushtë të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Joan Pelushi nga Katedralja Ngjallja në Tiranë gjatë meshës së ditës së sotme shprehu se në këtë situatë është e domosdoshme që të merren vendimet e duhura.

“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe  të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Kryepiskopi.

Tags: Protesta në Tiranë
Previous Post

Tre vjet nga vdekja e Xhemal Nikajt (1946–2023)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org