• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Spahiu: Shqipëria mund të shkojë drejt anarkisë dhe luftës civile

16 Tetor, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Spahiu: Shqipëria mund të shkojë drejt anarkisë dhe luftës civile
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

Për juristin Kreshnik Spahiu, nëse palët politike nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje për situatën në vend, Shqipëria mund të shkojë drejt anarkisë dhe luftës civile.

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar alarmante situatën e krijuar pas protestave të dhunshme gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë.

Në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në vitin e mbrapsht 1997, kur njerëzit kishin armë nëpër duar.

Kjo pasi sipas tij, në atë kohë nuk u sulmuan banka e biznese private, siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve në Tiranë.

“Kjo nuk ka ndodhur as në 1997-ën kur janë marrë tanket e armët. Nuk janë sulmuar bankat, nuk janë sulmuar bizneset private. Shqipëria do të shkojë në luftë civile dhe këtu duhet të dalin e të marrin përsipër përgjegjësinë ata që janë përgjegjës”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj, krerëve të partive opozitare dhe shoqatave në vend, që të mblidhen, të lënë pas interesat dhe hatërmbetjet personale dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.

“E kam një fjali shumë të thjeshtë. Është një moment historik, që duke filluar nga kryeministri, Presidenti, opozita, shoqatat, duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje politike për t’i dhënë fund vëllavrasjes. Shqipëria nuk mund të digjet e të shkojë në luftë civile. S’mund të digjen dyqanet, banket, bizneset. Duhet me çdo kusht të dalin ku janë, të lënë pas shpine çdo hatërmbetje, sepse në të kundërt do i kryqëzojë historia”, shtoi Spahiu.

Në përfundim Spahiu tha se kjo situatë nuk mban as 48 orë kështu si ka nisur. Sipas tij nëse kriza nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë drejt anarkisë, ç’ka sipas tij do të ketë pasoja për vite me radhë.

“Kjo situatë nuk mban as 48 orë. Do jetë më keq se luftë civile, sepse lufta civile ka 2 palë. Do kalojë në anarki dhe do të ketë pasoja afatgjata për shumë vite”, përfundoi Spahiu.

Tags: Kreshnik SpahiuProtesta në Tiranë
Previous Post

Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, qendëra tregtare dhe bizneset, përplasje nëpër rrugë me policinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org