• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan dhuron 21 mijë dollarë për personat me aftësi ndryshe

16 Gusht, 2026
in Të Ndryshme, Headline
Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan dhuron 21 mijë dollarë për personat me aftësi ndryshe
Share on FacebookShare on Twitter

Një kontribut i rëndësishëm nga mërgata malësore në Shtetet e Bashkuara është drejtuar këtë herë për personat me aftësi ndryshe në Malësi.

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan ka dhuruar 21 mijë dollarë, me qëllim mbështetjen e personave me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre.

Në kuadër të këtij donacioni janë siguruar edhe tre pajisje ndihmëse për personat me dëmtim të shikimit, me vlerë prej 1,500 dollarësh secila. Pajisjet moderne të teknologjisë asistuese synojnë t’u lehtësojnë përdoruesve komunikimin dhe aktivitetet e përditshme.

Për këtë kontribut, Fatmir Beqiraj nga Komuna e Tuzit ka shprehur mirënjohje ndaj Shoqatës “Malësia e Madhe” në Michigan, duke vlerësuar gatishmërinë e mërgatës për të ndihmuar komunitetin në vendlindje.

Në të njëjtën ditë, Shoqata ndau edhe $10,000 për 10 shoqata kulturore, artistike (SHKA) dhe klube të ndryshme sportive, duke mbështetur kështu aktivitetet kulturore, traditat tona, rininë dhe zhvillimin e sportit në Malësi.

Në emër të Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe në Michigan, në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari Toni Gojçaj, nënkryetari Gjon Stanaj dhe arkatari Pashko Gjokaj.

/MALESIA.ORG/

Tags: Shoqata Malësia e Madhe - Michigan
Previous Post

“Malësia për Fishtën”, aktivitet kushtuar 155-vjetorit të lindjes së At’ Gjergj Fishtës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org