Sonte më 10 qershor 2026, në ambientet e Kuvendit të Komunës të Tuzit, u mbajt një simpozium shkencor i organizuar nga Shoqata “Penda”, në kuadër të shënimit të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse nga nënkryetarja e Shoqatës “Penda”, Sidorela Berishaj, e cila theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe trashëgimisë kombëtare. Fjalën e nderit e mbajti Gjergj Leqejza, Konsull i Nderit i Austrisë në Shkodër.
Më pas, panelistët prezantuan kumtesat e tyre shkencore, duke trajtuar aspekte historike, politike, kulturore dhe letrare që lidhen me Lidhjen e Prizrenit dhe ndikimin e saj në zhvillimet shqiptare.
Ndër kumtesat e paraqitura ishin:
- Nikë Ukgjini – “Karl Pooten – Argjipeshkëv Tivar-Shkodër (1867–1886), kontribues i Lidhjes së Prizrenit”
- Mark Junçaj – “Mbrojtja e Malësisë së Madhe – dëshmi e nivelit të lartë të atdhetarizmit”
- Nexhat Avdiu – “Kriza e Ulqinit (1880) si pikë kthese në radikalizimin e programit politik të Lidhjes së Prizrenit”
- Marjan Lulgjuraj – “Lidhja e Prizrenit në veprën ‘Lahuta e Malcisë’ të Gjergj Fishtës”
Moderimin e aktivitetit e bëri Nevila Nikaj.
Simpoziumi u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në pasurimin e debatit shkencor dhe në ruajtjen e kujtesës historike shqiptare në Malësi dhe më gjerë.
/MALESIA.ORG/



