• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 21 Mars, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Propozim për përmendore në Tuz: Të përkujtohet Besëlidhja e Malësisë e vitit 1970

21 Mars, 2026
in Të Ndryshme, Headline
Propozim për përmendore në Tuz: Të përkujtohet Besëlidhja e Malësisë e vitit 1970
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur po diskutohen iniciativa për vendosjen e përmendoreve të reja në Tuz, është hedhur një propozim që vëmendja të përqendrohet tek një ngjarje me rëndësi të veçantë historike për Malësinë: Besëlidhja e Malësisë (28 qershor 1970), e cila shënoi fundin e gjakmarrjes ndaj të pafajshëmve.

Në mbledhjen e madhe e cila u mbajt më 28 qershor te vitit 1970 në Tuz, malësorët lidhen besen që në gjakmarrje mos te perfshihen familjaret e fisi i vrasesit. Përgjegjësia duhej të ishte individuale, jo kolektive

Sipas propozuesit Nicholas Sinishtaj, përmendorja do të duhej t’i kushtohej kësaj ngjarjeje historike dhe figurave që luajtën rol kyç në realizimin e kësaj besëlidhje, si Pater Gjergj Marstjepaj, Gjergj Daku Gjokaj dhe Imam Rexhep Lika.

Kjo iniciativë synon të vlerësojë një moment që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në historinë moderne të Malësisë, duke reflektuar vlerat e bashkëjetesës, pajtimit dhe unitetit.

Sinishtaj thekson se kjo ngjarje dhe këta burra përfaqësojnë më së miri nderin, besimin, mirëqenien dhe Besën, që kanë karakterizuar gjithmonë Malësinë dhe popullin e saj.

Në thelb, ideja synon që përmes një përmendoreje të tillë, të ruhet kujtesa historike dhe të përcillet tek brezat e rinj mesazhi i pajtimit dhe bashkimit, si një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë shqiptare.

/MALESIA.ORG/

Tags: Besëlidhja e Malësisë 1970Nicholas SinishtajPater Gjergj MarstjepajGjergj Daku GjokajImam Rexhep Lika.
Previous Post

Futbollistja e talentuar nga Malësia, shembull frymëzues

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org