• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 16 Prill, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Ulqin prezantohen tekstet plotësuese “Histori e Shqiptarëve” për shkollat shqipe

3 Mars, 2026
in Lajme, Headline
Në Ulqin prezantohen tekstet plotësuese “Histori e Shqiptarëve” për shkollat shqipe
Share on FacebookShare on Twitter

Dje, në ambientet e Librarisë “Ulqini” në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSh) prezantoi botimet më të reja mësimore plotësuese “Histori e Shqiptarëve”, të dedikuara për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal i Zi.

Gjatë promovimit u theksua se ky projekt vjen si përgjigje ndaj mungesës së përmbajtjeve të mjaftueshme mbi historinë kombëtare në kurrikulat aktuale mësimore. Përfaqësues të KKSh-së nënvizuan se arsimi në gjuhën shqipe mbetet shtylla kryesore e ruajtjes së identitetit kombëtar, ndërsa këto tekste synojnë të plotësojnë boshllëkun informativ për historinë e shqiptarëve në trevat ku ata jetojnë.

Në fokus të prezantimit ishte edhe shfrytëzimi i hapësirës prej 20% të programit mësimor, e cila lejon përfshirjen e historisë dhe kulturës lokale në procesin arsimor. Pas një pune disavjeçare të grupit punues dhe në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas, janë përgatitur dy vëllime që trajtojnë periudha kyçe nga antikiteti deri te zhvillimet e shekullit XX, përfshirë proceset historike të legalitetit dhe qëndresës.

Grupi punues përbëhej nga historianë dhe pedagogë, ndër ta Mark Junçaj, Sabit Kurti dhe Jetmira Sellaj, të cilët kanë hartuar tekstet në kapituj të veçantë për çdo vit shkollor, nga arsimi fillor deri në gjimnaz.

Kryetari i KKSh-së, Faik Nika, deklaroi se ky është vetëm hapi i parë drejt forcimit të identitetit kombëtar përmes shkollës, duke theksuar se botimi do t’u mundësojë nxënësve të mësojnë më thellë për prejardhjen dhe trashëgiminë e tyre kombëtare.

/MALESIA.ORG/

Previous Post

Promovohet në Tuz libri “Zanafilla e mendimit kombëtar: diskursi i humanistëve arbënorë përgjatë Renesancës”

Next Post

Dorëzohet kërkesa për ngritjen e memorialit të Dedë Gjon Lulit në Tuz

Next Post
Dorëzohet kërkesa për ngritjen e memorialit të Dedë Gjon Lulit në Tuz

Dorëzohet kërkesa për ngritjen e memorialit të Dedë Gjon Lulit në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org