Mbrojtësi 21-vjeçar Arben Nikprelaj nga Tuzi i Malësisë është zyrtarisht përforcimi më i ri i FC Ballkani, skuadër që garon në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollisti i KF Deçiçit të Tuzit, siç ka njoftuar klubi suharekas, ka arritur marrëveshje me Ballkanin, duke u transferuar për të forcuar repartin defensiv të skuadrës kampione.
Arben Nikprelaj, i gjatë 1.94 metra, pritet të kontribuojë me prani të fortë në lojën ajrore dhe me forcë fizike në mbrojtje, ndërsa klubi i ka uruar atij suksese me fanellën portokalli për pjesën e mbetur të sezonit.
Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e Nikprelajt, teksa 21-vjeçari nis një sfidë të re në futbollin kosovar.
/MALESIA.ORG/



