• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

“Tash po e shoh sa është sahati”

21 Janar, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
“Tash po e shoh sa është sahati”
Share on FacebookShare on Twitter

I pyes qeveritarët shqiptarë në Qeverinë e Malit tē Zi se çfarë pritet të ndodhë më tepër që të distancohen nga ky pushtet?!

Shkruan: Muhamet Nika

Mbaj mend se si i përndjekur politik i Lëvizjes studentore të vitit 1981 përfundova në burg, ku bira e miut kushtonte 300 grosh, por pasi unë nuk e bëra bishtin kobure, atje brenda në burg nga romët mësova diç që s’do ta harroj kurrë – se si romët ishin më të urtë se ne shqiptarët, sepse nuk shaheshin me fjalë të pista si ne, por i shanin njëri-tjetrit politikën dhe teknikën me shprehjen “ku raftë teknika e ku raftë politika”!

Nëse atëherë zgërdhihesha nga gazi, tash po shoh se ata kishin të drejtë dhe nga këndvështrimi i sotëm për politikën aktuale shqiptare po shprehem pikërisht me shprehjen e romëve. Këtë konstatim po e nxjerr kur shoh se si po pozicionohen politikanët shqiptarë në këtë kohë, mbase edhe më të egra se në vitin 1981, pasi vërehet se po u vetofrohen partive proserbe, pa ua kërkuar serbët me kishën e tyre, kurse votuesit shqiptarë jo se jo.

Kjo po më habit se si pikërisht këta të “Fluturimit të Shqiponjës” po vrapojnë në do takime të partive proserbe, që kanë pushtetin por dhe pushtimin. (Për ilustrim, shih se si kjo fjalë në shqip fillon nga rrënja “pusht”. Kujto, për shembull, pusht grash!)
Shyqyr ose medet, këtu po duket edhe Dinosha, i cili dikur, në atë kohë si deputet, pas rrethit të parë të zgjedhjeve, ku malazezi Gjukanoviq kishte mbetur pas serbit Bullatoviq, u shpreh: “Nuk e kam ditur që në Mal të Zi paska kaq pak malazezë e kaq shumë serbë?!” Atëherë i hidhëruar për Dinoshën me këtë deklaratë, tërthorazi mësuam në Parlament që Predrag Bullatoviqi iu kishte thënë në parti se do t’i kurdisi një lojë që ka për t’i habitur të gjithë. Dhe pas kësaj u kujtua, i mblodhi të gjithë serbët e partisë para Kuvendit natën e Buzmit (Bozhiqit), i dehu sipas zakonit me këngë e raki dhe si dikur Petroviqët, në mëngjes i nisi e shkuan në Malësi për të kērkuar kokën e Dinoshës turçeli, sipas skemave të Bozhiqit kur Mali i Zi tradicionalisht shkon në rrezik lufte. (Shih për këtë romanin e Andrej Nikolaidisit, të cilin serbomalazezët e quajnë “vrag” – djalli vetë, sepse distancohet nga ky tmerr). Dhe po i kthehemi çështjes se çfarë ndodhi natën e Bozhiqit në Tuz, kur u desh që direkt kryetari i shtetit, Filip Vujanoviq, të thërrasë Shtëpinë e Bardhë, e cila urdhëroi tërheqjen urgjentisht nga Malësia.

Kjo që cekim sot, dekada më pas, nga një kënd tjetër, kur Millo Gjukanoviqi u përmbys dhe në pushtet tash ia behën ata që kërkuan kokën e shqiptarëve natën e Bozhiqit me tanët, sot duke kujtuar atë kohë po kujtojmë atë delen që kur e kafshon ujku një herë dhe e takon përsëri, ajo vrapon pas ujkut si politikanët tanë sot. E neve, shqiptarëve të tjerë, na mbetet të themi për momentin “bane Zot andërr”, kuptohet kur lexuam në “Koha javore” se deputetët dhe ministrat tanë, më 24 korrik 2025, konkretisht kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, njëherazi nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi, dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj nga Lidhja Demokratike Shqiptare, morën pjesë në takim, kurse të tjerët sikur thanë: “Pse s’na keni thirrë?!”

Pasi e harruan aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”, mendoj se ka qenë dashur ta injorojnë takimin, aq më tepër kur situatën e kemi më keq. Për të arsyetuar, po shkëpusim çfarë e shqetëson kryetarin e PDS-së dhe deputetin në Kuvendin e Malit të Zi, kur u shpreh: “A thua se ndokush ështē marrë me identitetin e huliganëve të cilët, jo fort larg, kanë ndërprerë shfaqjen e filmit shqiptaro-malazez në Zabjello? A është sanksionuar dikush për këtë?! Dhe a ka ndodhur që dikush nga ata njerëz të jetë ballafaquar me drejtësinë?! Jo! A e dimë se kush i ka djegur të gjitha dyqanet turke në rrugët e Podgoricës, duke bërtitur “Vrite, there, që turku të mos ekzistojë” si dhe britma të tjera huliganësh rrugëve të Podgoricës, me një histeri të paparë ditëve që kaluan? A janë kallëzuar këto persona dhe a janë bërë publikë emrat e tyre? Tjetër, a di kush të më tregojē se kush i ka sulmuar udhëtarët kroatë te Cetina, të cilët po udhëtonin për të ndjekur ndeshjen që luhet sonte në Podgoricë ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi, që paraqet rrezikshmëri të lartë?! E ky është, të nderuar qytetarë, treguesi më i mirë se në duart e kujt ështē pushteti në Mal tē Zi dhe kush në fakt është ai që po sundon me Malin e Zi dhe me forcat e tij të sigurisë? Që do të thotë se nuk janë në gjendje të ushtrojnë pushtetin”.

Prandaj, i pyes qeveritarët shqiptarë në Qeverinë e Malit tē Zi se çfarë pritet të ndodhë më tepër që të distancohen nga ky pushtet?!
Nuk e di përse, ose e di pse po më vjen ta mbyllë me vargjet e poetit të ndjerë Basri Çapriqi, kur shkroi poezinë emblematike “Sahatkulla e rrëzuar” – tash po e shoh sa ështē sahati!

Tags: Muhamet Nika
Previous Post

Skënderbeu në arkivat e Vatikanit dhe Stambollit: dokumentet që rrëzojnë pretendimet sllave dhe greke për përkatësinë e tij

Next Post

Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet

Next Post
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet

Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org