• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Mali i Zi, vendi ku ksenofobia ndaj shqiptarëve është në rritje e siper

27 Dhjetor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Mali i Zi, vendi ku ksenofobia ndaj shqiptarëve është në rritje e siper
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Xheladin Zeneli

Në vitin 2020 erdhi deri te ndërrimi i pushtetit në Mal të Zi, kur pas qeverisjes së tre dekadave të Partisë Demokratike të Socialistëve( DPS), me në krye Millo Gjukanoviqin, muarën pushtetin subjektet politike të nji krahu tjetër politik, që deri në at kohë ishin parti opozitare . Kurse nga viti 2023 me pushtetin e Malit të Zi udhëheq “Europa Tani” bashkë me disa subjekte(parti)të tjera me orientime pro serbe dhe pro ruse të cilat përbëjnë shumicën parlamentare.Këtu përfshihet edhe kryetari  aktual i parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq i cili është përkrahës i hapur i të ashtuquajturës ‘ Botës Serbe’, ( lexo: Serbia e Madhe). 

Gjithashtu, gjatë këtyre pesë viteve të fundit ka pasur ndryshime brenda spektrit politik të  pushtetit egistues, si ndërrim të kryeministrave, rikompozim të qeverisë së Malit të Zi, etj., por ajo çfarë nuk ka ndryshuar është ksenofobia ndaj shqiptarëve në këtë shtet.Sipas ngjarjeve që kanë ndodhur këto vitet e fundit, fitohet përshtypja se sentimentin pro serb dhe pro rus në Mal të Zi po e ndijenë me shumë se askush tjetër, shqiptarët autokton të këtij shteti. Lidhur me abuzimin, keqtrajtimin po ndjeken penale të tyre shkak të përkatësisë së tyre nacionale nga ana e autoriteteve shtetërore, dëshmojnë ngjarjet kronologjike që do ti radhisim më poshtë e që kanë ndodhur gjatë këtij viti,por edhe gjatë tre-katër viteve të mëparshme, e që janë raportuar nga mediat në gjuhën shqipe dhe ato malazeze të këtij shteti:

-Në Shtator të këtij viti një person me përkatësi shqiptare është procesuar dhe ndëshkuar në  stacionin e policisë në Ulqin, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në pronën e familjes së tij.Ky veprim i policisë është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare, i cili garanton qartë të drejtën e qytetarëve për të përdorur lirshëm simbolet kombëtare si në hapësira publike ashtu edhe në ato private;

-Sulmi i huliganëve sllavo-malazez ndaj shfaqjes së  filmit artistik në gjuhën shqipe “ Lejleku” në një festival që u mbajt në Podgoricë me 3 Shtator 2025 është dëshmi tjetër e urrejtjes ndaj elementit shqiptar në Mal të Zi;

-Një shtetas shqiptar nga Kosova në Tetor të këtij viti, është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi pasi pranoi se kishte shkruar grafitin me shkronja “UÇK “. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse për dëbim njëvjeçar nga territori i Malit të Zi.Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite në qytete të ndryshme të Malit të Zi shkruhen grafite fyese dhe provokuese kryesisht kundër shqiptarëve por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg. As që mund të flitet këtu për krahasim të shkrimit të fjalës “UÇK” me shkrimet shoveniste të serbo-sllave ndaj shqiptarëve;

-Sulmi i dhunshëm ndaj tre shtetasëve shqiptarë, vitin e kaluar (Janar 2024), në afërsi të qytetit të Herceg Novit, në Mal të Zi, me ç’rast atyre iu janë shkaktuar lëndime të rënda fizike ku autorët e këtij akti urryes ende nuk janë sjellë para drejtësisë;

-Në Shtator të vitit 2024 në rrugën Tuz – Bozhaj, u bë bllokimi i rrugës afër pikës kufitare Bozhaj – Hani i Hotit nga protestuesit të cilët mbanin flamuj të Serbisë bashkë me mesazhin provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Vlen të përmendet se ketë protestë  ishin prezent policia e Malit të Zi të cilët as që tentuan të ndalojnë valvitjen publike të këtij mesazhi;

-Poashtu në Shtator  të vitit të kaluar, pas ndeshjes së futbollit Deçiqi-Buduqnost, (siç informon Malësia.org ), rreth  40 automjete me tifoz nga Podgorica, në kthim pas ndeshjes nëpër qendër të Tuzit, provokuan me fyerje e sharje vendasit shqiptarë në baza nacionale, në mes tjerash edhe duke thirrur “Srbija …Srbija”. Thuhet se pati disa automjete të dëmtuara dhe huliganët e ardhur nga Podgorica nxitën dhe shkaktun rrahje fizike me vendasit shqiptarë;

-Keqtrajtimi i dy shtatasve shqiptarë në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan në vitin 2023 nga ana e policëve malazez, me ç’rast ata rrahen  pedagogon Petraq Milo nga Shqipëria i cili gjindej në automjetin e tij të udhëtimit;

-Në Shkurt të vitit 2021 ka ndodhur sulmi  i gjuajtjes me gurë i autobusit, brenda të cilit ishin turistët nga Kosova dhe kjo ndodhi  në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës,afër qytetit Berane në Mal të Zi. Edhe kësaj rradhe policia malazeze ishte vëtëm rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes ,por që nuk reaguan. Ky nuk ishte sulmi i parë i tillë ndaj autobusëve me turistë të Kosovës që vizitojnë Malin e Zi;

Kur të gjithë këtyre rasteve të lartëpërmemdura i shtohet edhe fakti se shpeshëherë me rastin e  ndeshjeve sportive në mes ndonjë ekipi malazez dhe shqiptar, në tribunat e stadiumeve ndigjohen brohoritje për vrasjen e shqiptarëve e thirrje të tjera raciste kundër shqiptarëve, fitohet një pasqyrë e qartë e nivelit të urrejtjes patologjike dhe shovenizmit sllavo-malazez ndaj një populli tjetër, pra ndaj shqiptarëve.

Autoritetet shtetërore dhe ato qeveritare mundohen ti kategorizojnë këto ngjarje si ‘incidente të izoluara’ por faktikisht për shkak të përsëritshmërisë së tyre, ato janë akte urrejtjeje të paramenduara.Në një shoqëri të tillë ku shteti ligjor i Malit të Zi nuk vepron, shqiptarët me të drejtë e ndijejnë vehtën  të pambrojtur,të kërcnuar dhe të rrezikuar.

Vazhdon diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve dhe qendrimet anti-Kosovë

Gjatë viteve të fundit ka pasur veprime anti-shqiptare me përkrahje institucionale:

-Në shtator të këtij viti Qeveria e Malit të Zi ka dhënë miratimin për vendosjen e monumentit të mitropolitit klero-nacionalist Amfilohije Radoviq në qytetin e Kollashinit,kurse në afërsi të qytetit të Beranit u bë përurimi i përmendorës së komandantit çetnik Pavle Gjurishiq;

-Kurse një muaj më parë, pra në Gusht të këtij viti, me një vendim të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, pushteti lokal i Gucisë zbatoi urdhërin për heqjen e monumentit të heroit kombëtar të kësaj zone, Isuf Çelaj në fshatin Vuthaj;

-Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronësisë Shtetërore të Malit të Zi kohë më parë ka pranuar propozimin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe dhe bregdetit (MCP) që lokacioni në majën e Rumisë, ku në vitin 2005 u vendos në mënyrë të paligjshme një konstrukcion metalik në formë kishe, të përfshihet në Planin Hapësinor-Urbanistik të komunës së Tivarit si vend për objekte fetare, shkruan e përditshmma malazeze Vijesti, transmeton Ulqini Online;.

-Kryetari aktual i Kuvendit te Malit te Zi, Mandić,  me 9 Tetor 2024 ka marrë nisiativën per rikthimin e  logos se dikurshme te Banovines te Zetës e cila ka funksionu si autonomi e mbretërisë Serbe të Karagjorgjeviqeve) si logo zyrtare të Kuvendit malazez, që është një ofendim për popujt pakicë dhe vendim antikushtetues pasi që Mali i Zi është shtet multinacional;

-Në Shtator të vitit 2024, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.Në njoftimin zyrtar të këtij takimi, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.Kjo, edhe përkundër faktit se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor, 2008.

-Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, në Tetor të vitit 2024 deklaroi për televizionin “Aplus” se Kosova është “krahinë jugore’ e Serbisë. 

-Kryetari i Komunës së Pljevljes, Dario Vranesh, në Mars të vitit 2024, pas një ftese të Qeverisë së Kosovës, ka refuzuar të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë, duke deklaruar : “I ashtuquajturi shtet i Kosovës nuk ekziston, është krahina serbe e Kosovës dhe Metohisë”;

-Në fund, mos të harrojmë aksionin policor ndaj kultivuesëve të duhanit në Krajë , në Qershor të vitit 2023, ku përmes një urdhëri arbitrar iu është marrë djersa, mundi i punës si dhe  burimi kryesor i jetesës së atyre banorëve të paktë që jetojnë sot në Krajë. Ky akt nuk mund të kuptohet ndryshe por si mënyrë e ushtrimit të presionit ekonomik ndaj kësaj popullsie vendase shqiptare në shpërnguljen e tyre dhe në shpopulimin e mëtejshëm të kësaj treve. 

Në ndërkohë, Mali i Zi po ndjek në mënyrë intenzive rrugën drejtë integrimeve europiane dhe qeveria e Malit të Zi njofton kohëve të fundit lidhur me mbyllljen e pesë ‘kapitujve negociues’ në procesin e anëtarësimit e këtij shteti në Bashkimin Europian. Shteti i Malit të Zi edhe  mund të jetë afër anëtarësimit në BE por është shumë larg në aspektin e respektimit të të drejtave nacionale të shqiptarëve, ushtrimit të tolerancës dhe eleminimit të ksenofobisë  etnike ndaj tyre si dhe sentimentit pro serb dhe pro rus të disa përfaqësuesve të institucioneve malazeze ndaj Kosovës.

Tags: Xheladin Zeneli
Previous Post

Gëzuar Krishtlindjen, për shumë mot!

Next Post

LVV fiton bindshëm – i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

Next Post
LVV fiton bindshëm – i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

LVV fiton bindshëm - i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org