Në mbledhjen e radhës të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj është zgjedhur kryetar i shoqatës për mandatin e ardhshëm dyvjeçar. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga anëtarët e Bordit Drejtues.
Kumtesa e plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ju njoftoj se në mbledhjen e fundit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, në përputhje me aktet dhe procedurat statutore, jam zgjedhur kryetar i saj për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
Besimi i shprehur në mënyrë unanime nga anëtarët e Bordit Drejtues përbën për mua një përgjegjësi institucionale dhe një angazhim të posaçëm për të garantuar vazhdimësinë, stabilitetin dhe forcimin e veprimtarisë së shoqatës, në funksion të interesit të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.
Shoqata “Jehona e Malësisë” do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me parimet e bashkëpunimit institucional, duke synuar konsolidimin e unitetit të komunitetit shqiptar, si dhe kontributin e qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shoqëror të kombit shqiptar.
Në kuadër të misionit të saj, shoqata do të vijojë bashkëpunimin konstruktiv me përfaqësues të institucioneve amerikane, si dhe me partnerë dhe faktorë të tjerë relevantë, me qëllim avancimin e çështjeve që lidhen me interesat legjitime të komunitetit shqiptar dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shpreh falënderimet e mia për ish-kryetarin, z. Agron Dedivanaj, si dhe për anëtarët e Bordit Drejtues, për kontributin dhe përkushtimin e treguar. Njëkohësisht, vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e anëtarëve të rinj të strukturave drejtuese të shoqatës, të cilët do të ushtrojnë funksionet e tyre përkatëse si vijon:
Nënkryetarë:
Simon Sinishtaj
Teddy Menne
Kryetar i Bordit Drejtues:
Peti Camaj
Nënkryetarë të Bordit Drejtues:
Brikena Hoxhalli
Nora Junçaj
Sekretarë:
Gjokë Gojçaj
Donika Shkreli
Arkatarë:
Kola Gashaj
Tomë Lulgjuraj
Kelota Gojçaj
Nua Dukaj
Beku Gjelaj
Drejtor i Shkollës së Gjuhës Shqipe:
Agron Dedivanaj
Sekretar i Shkollës së Gjuhës Shqipe:
Beku Gjelaj
Në përfundim, shpreh mirënjohjen time për urimet dhe mbështetjen e dhënë nga bashkatdhetarët, duke ritheksuar përkushtimin tim personal dhe institucional për të përmbushur këtë detyrë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në shërbim të interesit të përgjithshëm.
Me respekt,
Zef Berishaj
Kryetar
Shoqata “Jehona e Malësisë”


