Pazari i Dimrit”, me atmosferë festive, muzikë, pije, ushqime dhe aktivitete të ndryshme filloi sonte më 20 dhjetor dhe vazhdon deri më 2 janar 2026.
Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me fëmijët e Komunës sonë, hapi zyrtarisht Pazarin e Dimrit në Sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Ky aktivitet festiv solli një atmosferë të veçantë për qytetarët, ndërsa të pranishmit u argëtuan me performancën e NRG Band.
Malesia.org




